Vende të lira pune (9)

ELTECO

Standard

Prizren

Full Time

Përshkrimi

“Elteco Group” kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve Elektrike, për shkak të rritjes së stafit në njësinë ekzistuese në Prizren shpallë vende të lira pune për këto pozita:

Menaxher/e

Shitës/e në Showroom - (5)

Agjent/e i/e Shitjes në Teren – (2)

Dizajner/e Grafik/e

Menaxher/e

Përshkrim i pozitës:

Jemi në kërkim të një menaxheri i cili do të jetë përgjegjës për mbikqyrjen dhe organizimin e ekipit të shitjes. I cili ka një performancë të lartë për të përmbushur kërkesat e klienteve dhe rritjen e shitjeve duke e mbajtur kompaninë konkurruese dhe inovative në treg.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Implementon strategjinë e kompanisë për zhvillimin e njësisë përkatëse;
  • Hartimi dhe implementimi i një plani strategjik biznesi që zgjeron bazën e klientëve të kompanisë dhe siguron bashkëpunim;
  • Vendos objektivat e shitjeve duke parashikuar dhe zhvilluar targetet mujore dhe vjetore të shitjeve;
  • Mbikëqyr operacionet e përditshme dhe punën e stafit të tij;
  • Vendos qëllime gjithëpërfshirëse për rritjen dhe suksesin e njësisë;
  • Vendos politikat dhe procedurat që promovojnë kulturën dhe vizionin e kompanisë;
  • Të jeni motivues për punonjësit e tjerë;
  • Analizoni dhe interpretoni të dhënat;
  • Krijoni raporte për menaxhmentin e lartë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollimin që i përket fushës së Menaxhimit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në menaxhim apo punë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.

Shitës/e në Showroom

Përshkrim i vendit të punës:

Detyrë kryesore e sektoristit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t'u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim në lidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
  • U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Është përgjegjës për zonën e caktuar nga përgjegjësi i tij;
  • Të jetë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Respekton të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të ketë përvojë në shitje;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;

Dizajner/e Grafik

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Krijimin e dizajnëve me një impakt vizual dhe në përputhje me kërkesat;
  • Të zhvillojë ide dhe koncepte kreative, të gjejë zgjidhjen e përshtatshme për të përmbushur kërkesat e brendshme të kompanisë për një aktivitet te caktuar;
  • Përgatitja e kampanjave te marketingut, përfshirë dizajnimin e broshurave, posterave dhe definimi i mënyrës së shpërndarjes dhe ekzekutimit;
  • Ti pranoje dhe ti menaxhoje me kujdes detyrat nga menaxherja e mediave sociale;
  • Të ketë njohuri mbi materialet e printit, dhe printin në përgjithësi;
  • Kontribuon në dizajnim të produktit, pozicionimin e tyre dhe përcaktimin e mënyrës së shitjes;
  • Vizita në njësitë e kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të programeve për dizajnim Corel Draw (Primar), Adobe Photoshop, Adobe Illustrator dhe pakos së Microsoft Office;
  • Preferohet Diploma Universitare;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të kohës;
  • Të ketë sy të mprehtë për estetikën dhe detajet;
  • Të ketë shpirt ekipor dhe vetiniciative;
  • Të posedojë patente shofer, kategoria B;
  • Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.

Agjent i shitjes në teren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të mirëmbajë rrjetin e klienteve ekzistues dhe të identifikojë klientë të rinj për kompaninë;
  • Prezanton produktet dhe shërbimet e kompanisë në mënyrë efektive te klientët ekzistues dhe ata potencial;
  • Përgjegjës për ekzekutimin e vizitave ditore në kontinuitet të përcaktuara nga mbikqyrësi i tij/saj.
  • Përgjegjës për produktet, cmimet dhe realizimin e planit të shitjes.
  • Planifikon dhe prioritizon aktivitetet e shitjes dhe të kontaktimit të klientëve si ata ekzistues ashtu edhe ata potencial.
  • Mirëmban dhe zhvillon kontaktet me klientët ekzistues dhe potencial;
  • Duke monitoruar dhe raportuar në lidhje me tregun dhe me aktivitetet e konkurrentëve, raporton ndryshimet e çmimeve ne treg të produkteve që ata shesin si dhe të produkteve konkurruese në treg;
  • Raporton në baza ditore në lidhje me vëllimin e shitjeve sipas produkteve si dhe mbledhjen e pagesave të shitjeve për secilin klient, gjithashtu raporton edhe për klientët e rinj;
  • Si dhe zhvillon detyra tjera të natyrës së punës te percaktuara nga mbikqyresi i tij/saj;

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • E preferuar eksperiencë 1-3 vjeqare si agjent i shitjes apo Merchandiser;
  • Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese , organizative;
  • Njohjen e avansuar e MS Office (Excel, Word, Outlook, PowerPoint);
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të posedojë patente shofer, kategoria B

Dokumentet e kërkuara:

  • CV;
  • Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale;
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: hr@eltecoo.com 

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Menaxher, Shitës, etj…)

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 25 qershor 2021.

Shpërndaje

Të ngjashme

Detajet

  • Telefoni

    Jo Publik

  • Email

    hr@beghler.com

  • Paga

    Jo publike

  • Publikuar

    29-05-2021

  • Skadon

    25-06-2021

Kontakto me shpallësin

Sponzorizuar: