Kushtet & Rregullat

  • 1.Mirësevini
  • Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni ShpalljePune.com për orientim në karierën tuaj. Për çdo pakjartësi kontaktoni në: info@shpalljepune.com
  • Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushte & Rregulla”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë përgjegjësitë tuaja dhe tona gjatë përdorimit të platformës ShpalljePune.com. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte & Rregulla, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos e përdorni këtë platformë.

  • 2.Privatësia
  • Ju lutemi për pjesën e privatësisë referohuni të faqja Privatësia

  • 3.Të drejtat e autorit
  • Platforma jonë është e kujdeshme në raport me të drejtat e autorit dhe si e tillë respekton këto të drejta në tërësi. Nese vëreni që i kemi shkelur këto të drejta ju lutem na njoftoni në report@shpalljepune.com

  • 4.Përmbajtja e platformës
  • Përmbajtja në këtë platformë krijohet nga 3 palë: 1. Platforma 2. Kompanitë 3. Kandidatët
  • Platforma jep përgjegjësi vetëm për përmbajtjen e krijuar nga vetë Platforma dhe nuk lejohet çfarëdo keqpërdorimi apo riprodhim i përmbajtjes së njejtë nga mediumet tjera !
  • Për përmbajtjën e krijuar nga Kompanitë ose Kandidatët japin përgjegjësi vetë ata !

  • 5.Modifikimi i platformës
  • Kompania Appkonik LLC rezervon të drejtën e modifikimit të pjesshëm apo edhe të komplet platformës

  • 6.Komunikimi elektronik
  • Përdoruesit e kësaj platforme pajtohen të komunikojnë me stafin e platformës përmes emaileve zyrtar të vendosur në fund të faqes. Komunikimi në mes palëve të treta si Kompanitë dhe Kandidatët mbetet nën përgjegjësinë e tyre !

  • 7.Kujdesi ndaj klientit
  • Platforma jonë ka në fokus të parë kujdesin ndaj klientit ! Dhe si e tillë ka krijuar emaile zyrtare si: info@shpalljepune.com, report@shpalljepune.com përmes së cilave klientat mund të kontaktojnë me stafin e autorizuar!

  • 8.Modifikimi i kushteve & rregullave
  • Kompania Appkonik LLC si krijues i kësaj platforme rezervon të drejtën e modifikimit të kushteve & rregullave në raport me nevojat e platformës dhe rregullat ligjore të Republikës së Kosovës.