Drejtor/e Menaxhues/e – BONEVET Peja
  • /
2 ditë
Fondacioni BONEVET Pejë
Pejë
Arsim & Edukim Informatike Menaxhment Organizate (OJQ)
Përshkrimi

Drejtor/e Menaxhues/e – BONEVET Peja

BONEVET Peja është në kërkim të një kandidati/e të kualifikuar dhe me pasion për të qenë në pozitën e Drejtor/e Menaxhues/e në Fondacionin BONEVET Peja.

Drejtori/ja Menaxhues/e është përgjegjës/e për menaxhimin e BONEVET Peja në koordinim me Bordin Drejtues si instanca më e lartë e organizatës, duke garantuar ambient të sigurtë, profesional, pozitiv dhe motivues për të gjithë. Ndër tjerash, detyrat e kësaj pozite përfshijnë përpilimin e planit vjetor buxhetor dhe të aktiviteteve, përgatitjen e raporteve 3 mujore dhe vjetore, rekrutimin e ekipit punues, angazhimin në gjetjen e mjeteve financiare dhe sigurimin që të gjitha kostot dhe aktivitetet të jenë konform planeve vjetore.

Kandidati/ja pritet të ketë aftësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze.

Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të paktën nivelin bachelor të studimeve, me preferencë për drejtimet Menaxhment, Ekonomi apo Shkencë dhe Teknologji;
  • Përvoja e punës në menaxhim dhe/apo në edukim është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe dhe në gjuhën angleze);
  • Aftësi të shkëlqyeshme digjitale në përdorimin e softuerëve dhe mjeteve tjera të ngjashme të punës;
  • Preferohet që kandidati/ja të ushqej pasion për kontributin komunitar dhe ndikimin pozitiv në shoqëri;
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Menaxhimi i BONEVET Peja dhe raportimi i rregullt te Bordi Drejtues i organizatës;
  • Kultivimi i një ambienti pozitiv dhe motivues për ekipin, nxënësit dhe të gjithë hisedarët tjerë, ku zhvillohet dhe ndërtohet kreativiteti, kureshtja dhe dëshira për zhvillim e kontribut;
  • Përpilimi i planit vjetor për BONEVET Peja dhe i raporteve tjera mujore apo vjetore;
  • Rekrutimi i ekipit punues, në bashkëpunim me Bordin Drejtues;
  • Angazhimi në sigurimin e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake, donatorët, bizneset apo individë me qëllim sigurimin e operimit të përmbajtshëm financiar;
  • Siguron që të gjitha kostot operacionale të mbahen nën kontroll dhe janë në pajtim me planin vjetor të buxhetit;
  • Angazhohet në përcjelljen aktive të procesit mësimor në BONEVET, ku përmes observimit dhe delegimit të punëve të ekipi i punës, sigurohet që kualiteti i mësimit në BONEVET të jetë i lartë dhe gjithmonë në përmirësim e në hap me praktikat më moderne e efektive edukative;
  • Marrë parasysh përgjegjësitë e shumta, Drejtori/ja Menaxhues/e duhet të mësojë të punojë me prioritete. Pritet që Drejtori/ja Menaxhues/e të kryejë detyra tjera të ndërlidhura.

Për të lexuar përgjegjësitë e plota, ju lutem klikoni KËTU.

Data e fundit për aplikim3 maj 2024, ora 23:59

*Për të fituar çasje në formën e aplikimit në linkun mëposhtë ju duhet të keni një llogari në Gmail.

Forma e aplikimitKLIKO KËTU

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6988
160
1535
6578