Inxhinier/e i Ndërtimtarisë
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Inxhinieri
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Ndërtimtarisë 1 (një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Berlin, Gjermani

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Projektimi dhe Planifikimi: Përgatitja e planifikimeve dhe dizajneve të ndërtimeve sipas standardeve teknike dhe ligjore gjermane.
  • Kontrolli i Cilësisë/Statikës: Sigurimi i cilësisë së lartë të materialeve dhe punimeve gjatë gjithë fazave të projektit.
  • Menaxhimi i Projektit: Koordinimi i ekipeve dhe burimeve për të siguruar përmbushjen e afateve të projektit dhe buxhetit.
  • Monitorimi i Ndërtimit: Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit për të siguruar që puna të përputhet me planifikimet dhe specifikimet.
  • Menaxhimi i Rrezikut: Identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të mundshme gjatë procesit të ndërtimit.
  • Punë me Përfaqësuesit e Zyrave Zyrtare: Komunikimi dhe koordinimi me autoritetet vendore dhe zyrtarët e ndërtimit për miratimin e planifikimeve dhe dokumenteve.
  • Siguria në Punë: Sigurimi që të gjitha aktivitetet ndërtimore të respektojnë standardet e sigurisë në punë.
  • Raportimi dhe Dokumentimi: Ruajtja e regjistrave dhe dokumentacionit të plotë të projektit për nevojat e kontrollit dhe raportimit.
  • Bashkëpunimi Ndërkombëtar: bashkëveprimi me kontraktorët dhe inxhinierët e tjerë për të koordinuar veprimet dhe për të zgjidhur çështje të ndryshme gjatë procesit të ndërtimit.Analizë e plotë për fazën e ndërtimit, për nevojat e kompanisë – projekteve;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
  • Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e ndërtimtarisë;
  • Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, eurokodeve dhe e programeve adekuate);
  • Njohja e Gjuhës Gjermane;
  • Njohja e ligjeve Gjermane;
  • Normativat, standardet dhe dispozitat e Gjermanisë;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuara janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 15 Maj 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7098
156
1554
6632