Zyrtar i lartë për Siguri dhe Integritet të Rrjetave të Komunikimeve Elektronike
  • /
1 ditë
ARKEP
Prishtinë
Ekonomi
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i teknologjisë informative

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për Siguri dhe Integritet të Rrjetave të Komunikimeve Elektronike

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: I12 - 5.75

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 22/08/2024

Afati për aplikim : 23/08/2024 - 21/09/2024

Institucioni: Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Departamenti: Departamenti i Komunikimeve Elektronike

Divizioni : Divizioni për Siguridhe Integritet të Rrjetave të Komunikimeve Elektronike

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00014896

Kodi: RPC0008435

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Zbatimi i rregulloreve dhe dokumenteve tjeranë lidhje me Sigurinë dhe integritetin e Rrjeteve dhe Shërbimeve Publike të Komunikimeve Elektronike;
  • Bashkëpunimi, pjesëmarrja dhe përfaqësimi në grupet e ndryshme punuese kombëtare dhe ndërkombëtare dhe
  • koordinimi i aktiviteteve me institucionet vendoredhe ndërkombëtare lidhurme Sigurinë dhe integritetin e rrjetave të komunikimeve elektronike;
  • Zbatimi i rekomandimeve të Bashkimit Europiandhe dokumenteve tjerandërkombëtare lidhur me vlerësimin e sigurisë dhe integritetit të rrjetave dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike si dhe evidentimin e elementeve kritike të rrjetave 5G dhe ato të gjeneratave të ardhshme;
  • Mban takime në nivel nacional me përgjegjësit për siguri nga institucionet tjera me përgjegjësi në fushën e sigurisë dhe integritetit të rrjetave me qëllim të koordinimit të veprimeve në lidhje me kërcënimet/incidentet dhe dobësitë e sigurisë kibernetike;
  • ·Evidentimi i problemeve në lidhje me sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe shërbimeve publiketë Komunikimeve Elektronike;
  • Analizon raportet e dërguara nga operatorët lidhur me auditimine sigurisë dhe integritetin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të Komunikimeve Elektronike;
  • ·Përcjellë rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe propozon masa të caktuarapër implementimin e standardeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • ·Zbaton rregulloret dhe marrëveshjet ndërkombëtare lidhur me përdorimin e pajisjeve të sigurta nga operatorët e rrjetit të komunikimeve elektronike dhe në përputhje me kriteret e caktuara të vlerësimit rekomandon kufizime të caktuarapër prodhuesit, të cilët konsiderohen me rrezik të lartë;
  • Merrë pjesë në grupe punueseteknike kombëtare dhe ndërkombëtare (BEREC,ENISA, ITU, etj.) sa i përket sigurisëdhe integritetit të rrjetave të komunikimeve elektronike.
  • Analizon dhe zbaton rekomandimet dhe Kornizën rregullatore lidhur me pajisjete prodhuesve, të cilët shkakëtojnë rrezik të lartë në rrjetet e komunikimeve elektronike;
  • Kryen edhe detyra tjera me kërkesë të Udhëheqësit të divizionit ose drejtorit të departamentit

 

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar:Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve –Specialist i sistemeve të TIK;
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohuriveprofesionale ose tekniketë fushës përkatësedhe të kuptuarit e fushaveqë ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Të ketë njohuri në fushën e sigurisë dhe integritetin e rrjetave të komunikimeve elektronike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal,përfshirë aftësi për të përfaqësuar. Njohja e gjuhës angleze.


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

 

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 06/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

 

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë

Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
    Mënyra e aplikimit
  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
    Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

 

Të dhëna shtesë:

Konkursi ështëi hapur për të gjithëkandidatet e interesuar. Përveç portalit shtetëror www.konkursi.rks-gov.net, konkursi si dhe aplikacioni publikohet edhe ne web.faqen e www.arkep-rks.org tek rubrika e punësimi;

Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuarame origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8275
227
1668
6994