AGJENT TË SHITJES (2)
  • 038/549-479
0 ditë
Beta Group
Lipjan
Shitje
Përshkrimi

Beta Group sh.p.k shpall konkurs për pozitën:

2 x AGJENT TË SHITJES

(SEKTORI I NDËRTIMTARISË DHE HEKURIT)

Detyra dhe Përgjegjësitë:

  • Komunikimi i rregullt dhe caktimi i takimeve me blerësit ekzistues dhe gjetja e blerësve të rinj
  • Realizimi i vizitave në terren sipas route planit të përcaktuar nga punëdhënësi
  • Prezantimi i të gjitha tipareve të produkteve, për të drejtuar blerësin drejt përzgjedhjes së produkteve
  • Dakordimi i kushteve komerciale gjatë shitjes sipas kontratës dhe mbikqyrja e procesit të liferimit të produkteve tek blerësi
  • Dakordimi i mënyrës së pagesës dhe hulumtimi i aftësisë paguese të blerësit
  • Përgjigjja ndaj kërkesave nga blerësit dhe ofrimi i mbështetjes pas shitjes
  • Përpilimi i raportit mujor të shitjes me blerësa kyq sipas kërkesës së punëdhënësit
  • Mbikëqyrja e aktiviteteve të marketingut të konkurrencës dhe përcjellja e çmimeve në treg

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet arsimim i lartë dhe njohje e gjuhëve të huaja
  • Përvojë paraprake në industrinë e ndërtimit dhe njohja e mirë e asortimanit të produkteve në industri, si hekuri dhe/apo materialeve të tjera të sektorit përkatës
  • Shkathtësi negociuese dhe njohje e kodit të mirësjelljes në afarizëm
  • Komunikim i mirëfilltë dhe besueshmëri gjatë kontaktit me blerës
  • Aftësi për të punuar në një atmosferë me dinamikë të lartë të punës
  • Aftësi të fuqishme organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Pavarësi në punë dhe vetiniciativë
  • Njohje e mirë e punës më kompjuter dhe pakos Office
  • Patent Shoferi (kategoria B)

Si të Aplikoni

BETA GROUP SH.P.K. është një punëdhënës i mundësive të barabarta për të gjithë kandidatët. Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected] Afati i aplikimit është deri me datën 20 Shtator 2024 ora 17:00.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8275
227
1668
6994