Zyrtar Ligjor
3 ditë
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Prishtinë
Shërbime juridike
Përshkrimi

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Sh.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Zyrtar Ligjor – (1) pozitë e lirë

Pershkrimi i detyrave të punës

  • Përfaqësimi i kompanisë në konteste gjyqësore, Administrative etj;
  • Përpilimi i padive, përgjigjeve në padi, ankesave apo akteve tjera juridike;
  • Përpilimi i akteve administrative të kompanisë në raport me palët e treta si, kontrata bashkëpunimi apo kontrata të natyrave të tjera sipas nevojës;
  • Dhënia e mendimit lidhur me trajtimin e dosjeve për rimbursim për produktet e sigurimeve në komisionin përkatës, lidhur me bazueshmërinë e kërkesës, përfshirë dhe vlerësimet e rasteve përkatëse gjatë procedurës së marrjes në sigurim;
  • Përgatitja e vendimeve të komisioneve përkatëse lidhur me trajtimin e kërkesave për rimbursim;
  • Vlerësimi dhe propozimi për ndryshim të kushteve të përgjithshme të kontratave të sigurimit, me qëllim të harmonizimit me praktikat e mira dhe ligjet në fuqi;
  • Inicimi dhe ndjekja e procedurave të përmbarimit ndaj debitorëve të produkteve të Sigurimit;
  • Detyra të tjera sipas kërkesës se mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, që ndërlidhen me natyrën e punëve ligjore.

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin juridik);
  • Përvojë pune profesionale: 1 - 2 vite;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në kompani të sigurimeve.

Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jenë kreativ, të motivuar dhe bashkëpunues;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Leja e drejtimit të Automjetit (kategoria B);
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Zyrtar Ligjor”.

Konkursi mbetet i hapur deri me datën 23.09.2024.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8275
227
1668
6994