Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi (2)
  • 049 909 110
8 ditë
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Gjakovë
Te tjera
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi (2 vende pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i Punës: Gjakovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të prezantoj produktet dhe shërbimet e Bankës në mënyrë aktive;
  • Të identifikoj klientë potencial dhe të mirëmbajë marrëdhëniet me klientë ekzistues;
  • Përgjegjës për analizimin e rasteve kreditore dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për klientët;
  • Identifikimin e NVM (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme) Mikro dhe Agro Bizneseve në regjionin ku operon përmes promocioneve dhe vizitave të klientët potencial dhe ekzistues të biznesit;
  • Të inicioj dhe kompletoj aplikacionet për shërbime kreditore dhe prezanton ato tek komitetet përkatëse;
  • Mirëmban kualitetin e portfolios kreditore në mënyrë efektive dhe ndërmerr hapat e nevojshëm për parandalimin e vonesave;
  • Bën analiza/hulumtime për sektorin e NVM (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme) Mikro dhe Agro Bizneseve dhe i prezanton ato para menaxhementit të degës;
  • Bashkëpunon ngushtë me Departamentin për Biznes dhe Agro për zhvillimin e portfolios kreditore drejt arritjes së objektivave të përcaktuara;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave dhe procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Të jetë i gatshëm për punë në teren;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi të mira nder personale dhe komunikuese.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 28.09.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8275
227
1668
6994