KËRKESË PËR OFERTË: Akomodimi, ushqimi dhe pijet për trajnime
  • /
2 ditë
Peer Education Network - PEN
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

KËRKESË PËR OFERTË

Numri i kërkesës: PEN Oferta 01-2024
Data e publikimit: 2 shtator 2024
Data e mbylljes: 22 shtator 2024
Titulli i kontratës: Akomodimi, ushqimi dhe pijet për trajnime
  rezidenciale
Autoriteti kontraktues: Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë - PEN
Adresa: Rr. Kaçaniku p.n., Prishtinë
Telefoni, e-mail: +383 (0)49 728 555; [email protected]
  1. PËRMBLEDHJE
    1. Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë në Kosovë (PEN) është duke kërkuar ofertë për akomodim përfshirë ushqimin dhe pijet për nevojat e projektit PIAKOS dhe projekteve tjera të organizatës të përcaktuara në këtë dokument.
  2. PIAKOS, nën mbështetjen e Bankës Botërore dhe implementimin e Advocacy Training & Resource Center (ATRC), synon të adresojë nevojën kritike për përmirësimin e qasjes në informacion dhe shërbime këshillimore për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë në lidhje me të drejtat pronësore. Në kuadër të projektit PIAKOS, PEN do të realizojë trajnime me 100 studentë të drejtësisë të cilët do të edukohen detajisht mbi të drejtat pronësore të grupeve të lartpërmendura.

1.3 Kompanitë duhet të ofertojnë sipas specifikimeve financiare dhe teknike të paraqitura në këtë dokument.

  1. KUSHTET E DETYRUESHME PËR PJESËMARRJE

2.1 Kompania e interesuar duhet të dorëzojë ofertën e tyre siç parashihet më poshtë:

  1. KËRKESAT E PËRGJITHSHME
    • Duhet të dërgohet data e ofertës dhe numri identifikues.

3.1 Ofertat duhet të përmbajnë informacionin e mëposhtëm shtesë:

  • Numri i Certifikatës së Regjistrimit të Biznesit/NUI.
  • Vërtetimi nga ATK se kompania nuk ka borxhe tatimore.
  • Oferta financiare duhet të jetë në valutën EURO (furnitori mund të përdor forma/shembuj vetanake të ofertimit me kusht që sigurohen të gjitha informacionet sipas kërkesës)
  • Oferta financiare duhet të ketë të përcaktuar cmimet pa TVSH.
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe/ose e vulosur me logo zyrtare.
  • Oferta duhet të përmbajë elementet e nevojshme si më poshtë:

 

Nr: Përshkrimi[1] Sasia për ofertim Çmimi Çmimi pa
      për njësi TVSH
1. Ushqim 3 racione _____€ _____€
    (mëngjes, drekë,    
    Darkë, të bashkëngjitet menyja)    
2. Pije joalkoolike 3 pije për ditë _____€ _____€
         
3. Kafe 2 kafe për ditë _____€ _____€
         
4. Uje 2 shishe për ditë _____€ _____€
         
Nr Përshkrimi Sasia për Çmimi Çmimi pa
    ofertim për njësi TVSH
1 Akomodimi/fjetja Dhomë njëshe _____€ _____€
    Dhomë dyshe    
    Dhomë treshe    
    Dhomë katërshe    
         
Nr Salla/NR Kapaciteti Sipërfaqe Çmimi pa
        TVSH
1 Sallat në (persona) m2  
  Dispozicion për një ditë pune      
  1. KUSHTET DHE RREGULLAT E KUOTIMIT
  • Afati i fundit i dorëzimit të ofertës është 22 shtator 2024.
  • Ofertat do të vlerësohen në bazë të kërkesave të mësipërme teknike (40% në vlerë të përgjithshme) dhe ofertën ekonomikisht më të favorshme (60% në vlerë të përgjithshme).

[1] Kompanitë mund të ofertojnë në formatin që posedojnë me kusht të përmbajtjes së informacioneve të kërkuara.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8275
227
1668
6994