Inspektor i Shërbimeve Publike
19 ditë
Komuna e Mitrovicës
Mitrovicë
Te tjera
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Mitrovica e Veriut shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës : Inspektor i Shërbimeve Publike

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: GJ23-6.48

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit : 09/09/2024

Afati për aplikim: 10/09/2024 - 09/10/2024

Institucion: Komuna Mitrovicae Veriut

Departamenti: Ekzekutivi

Divizioni : Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë,Inspekcion dhe Sit.Emergj.

Vendi i punës: Komuna e Mitrovices Veriore

Nr. i Referencës: RN00015067

Kodi: RPC0008606

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planin e punës së inspektimit në fushën e shërbimeve publike;
  • Inspekton mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit publikdhe kanalizimeve, si dhe keqpërdorimin e ujit të pijshëm dhe shfrytëzimin racional të ujit,mirëmbajtjen dhe pastrimin e sipërfaqeve të gjelbëruara publike,rrugëve, trotuareve, shesheve, shëtitoreve, vendosjen e reklamave, panove, tabelave reklamuese, ekranet elektronike reklamuese, pllakatet reklamuese bill –boardet dhe panot murale, mirëmbajtjen dhe pastërtinë në ambiente e jashtme të

shkollave, terreneve sportive publike, sallavetë kinemave, stacionet e autobusëve, trenave,pompat e derivateve etj.

  • Inspekton shfrytëzimin e hapësirave publikepër vendosjen e objekteve të përkohshme lëvizësesiç janë: kiosqet, karrikat, tavolinat, gjeneratorët statik, stendat për mallra, kabinat publike telefonike, frigoriferëve, pajisjet për shitjen akulloreve, pomfritit, misrit dhe të tjeratë ngjashme, automjetet lëvizëse për shitjene ushqimit të shpejtë, vendosjen e lodrave për fëmijë (lunaparqet, automjetet lodra për fëmijë, tendat (çadrat) lëvizëse;
  • Inspekton shfrytëzimin dhe dëmtimin e sipërfaqeve publike,mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tregut të gjelbërt, tregut të kafshëve, tregut të druve etj;
  • Inspekton vendosjen dhe prerjen e drunjve në sipërfaqe publike (rrugë, trotuar, sipërfaqe të gjelbëruar etj.);
  • Inspekton pastrimin e borës dhe akullit nga rrugët, trotuare, sheshe, shëtitoret etj.
  • Harton procesverbalet me rastin e inspektimit, propozonmarrjen e masaveadekuate ligjore dhe lëshon fletëparaqitje për shkelje të dispozitave me të cilat bëhet kundërvajtje;
  • Kryen dhe detyratjera sipas nevojesse Drejtorisë në fushën profesionale në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale, të cilat mund kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

 

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

 

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
  • Kërkesat specifike: Nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  2. Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  3. Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  4. Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  5. Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  7. Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  8. Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimorenë përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

 

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 24/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    • Intervista – maksimumi 30 pikë
  2. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  3. Mënyra e aplikimit
  4. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
    • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

 

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8275
227
1668
6994