Zyrtar për Koordinim të Politikave
  • /
28 ditë
Ministria e Zhvillimit Rajonal
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Zhvillimit Rajonal shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për pjesëtarët e komuniteteve të nënpërfaqësuara

Emri i grupit : Grupi i shkencave shoqërore

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Koordinim të Politikave

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.2

Nr. i kërkuar : 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit : 18/09/2024

Afati për aplikim : 19/09/2024 - 18/10/2024

Institucioni : Ministria e Zhvillimit Rajonal

Departamenti : Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave

Divizioni: Divizioni për Koordinim të Politikave

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00015190

Kodi: RPC0008729

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve strategjike të MZHR-së në pajtim me prioritetet e Qeverisë;
  2. Ndihmon në zhvillimin e dokumenteve kryesorestrategjike të cilathartohen nga strukturat e MZHR-së, duke siguruar që këto dokumentet te jene në pajtim me politikat dhe prioritetet e Qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre;
  3. Ndihmon strukturat politikë-bërëse të MZHR-sënë përgatitjen e koncept dokumenteve për legjislacion të cilat duhet të reflektojnë politikat sektoriale dhe ato të Qeverisë;
  4. Asiston në sigurimin e kontributeve për zhvillimin e Planin Vjetor te Punës dhe siguronharmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumente tjera strategjike;
  5. Ndihmon strukturat tjera të MZHR-sënga aspekti metodologjik në hartimin e dokumenteve strategjike dhe atyre të politikave;
  6. Ndërmerr të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga eprorët e që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj pozite të përcaktuara nga Rregullorja e Qeverisë nr. 01/2011si dhe kryen edhe detyra tjetër në përputhjeme ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor) - Juridik, Ekonomik(pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi, Administratë Publike.

Përvoja e punës e kërkuar:Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

 

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurëtë nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë të cilave u bashkangjitet së paku njëra nga dëshmitë mbështetëse si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  • Dëshminë (vet deklaratën me shkrim) se kandidatët i përkasin komunitetit joshumicë.
  • Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
  • Certifikatë mbi dënimet penaleorigjinale e lëshuarnga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 02/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

 

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

 

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8275
227
1668
6994