Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni ShpalljePune.com
për orientim në karierën tuaj. Për çdo pakjartësi kontaktoni në:
info@shpalljepune.com
Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i
referohemi si “Kushte & Rregulla”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat
definojnë përgjegjësitë tuaja dhe tona gjatë përdorimit të platformës ShpalljePune.com.
Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni
edhe terme ligjore.
Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në
tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte & Rregulla, në të kundërtën me
mirësi ju lusim të mos e përdorni këtë platformë.
2.Privatësia
Ju lutemi për pjesën e privatësisë referohuni të faqja
Privatësia
3.Të drejtat e autorit
Platforma jonë është e kujdeshme në raport me të drejtat e
autorit dhe si e tillë respekton këto të drejta në tërësi.
Nese vëreni që i kemi shkelur këto të drejta ju lutem na njoftoni në
report@shpalljepune.com
4.Përmbajtja e platformës
Përmbajtja në këtë platformë krijohet nga 3 palë: 1.
Platforma 2. Kompanitë 3. Kandidatët
Platforma jep përgjegjësi vetëm për përmbajtjen e krijuar nga vetë Platforma dhe
nuk lejohet çfarëdo keqpërdorimi apo riprodhim i përmbajtjes së njejtë nga mediumet
tjera !
Për përmbajtjën e krijuar nga Kompanitë ose Kandidatët japin përgjegjësi vetë ata
!
5.Modifikimi i platformës
Kompania Appkonik LLC rezervon të drejtën e modifikimit
të pjesshëm apo edhe të komplet platformës
6.Komunikimi elektronik
Përdoruesit e kësaj platforme pajtohen të komunikojnë me
stafin e platformës përmes emaileve zyrtar të vendosur në fund të faqes. Komunikimi në
mes palëve të treta si Kompanitë dhe Kandidatët mbetet nën përgjegjësinë e tyre !
7.Kujdesi ndaj klientit
Platforma jonë ka në fokus të parë kujdesin ndaj klientit !
Dhe si e tillë ka krijuar emaile zyrtare si: info@shpalljepune.com,
report@shpalljepune.com përmes së cilave klientat mund të kontaktojnë me stafin e
autorizuar!
8.Modifikimi i kushteve & rregullave
Kompania Appkonik LLC si krijues i kësaj platforme
rezervon të drejtën e modifikimit të kushteve & rregullave në raport me nevojat e
platformës dhe rregullat ligjore të Republikës së Kosovës.
Po kërkon punë?
Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara