Konkurs i skaduar

Teknik Elektricist (3), Ndihmës Teknik (3)

KONIKS
  • 20.02.2025
  • Prishtinë
  • Elektriciste

Konkurs Pune: Teknik Elektricist (3 Pozita) dhe ndihmës Teknik (3 Pozita)

Kompania jonë është në kërkim të 6 teknikëve të instalimeve elektrike për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse posedoni aftësi dhe përvojë në instalime elektrike, jeni personi i duhur për ne!

Pozita: Teknik Elektricist

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Vendosja dhe lidhja e kabllove elektrike sipas specifikimeve teknike.
  • Montimi i kanalinave metalike ose plastike dhe përgatitja e strukturave mbështetëse për kabllot.
  • Instalimi i prizave, ndërprerësve dhe trupave ndriçues për përdorim të përditshëm.
  • Zbatimi i udhëzimeve teknike për montim dhe lidhje për realizim të saktë të detyrave.
  • Zëvendësimi i komponentëve të dëmtuar si kabllot, ndërprerësit dhe siguresat.
  • Instalimi i trupave ndriçues LED dhe llambave të zakonshme.
  • Lidhja e sistemeve të tokëzimit sipas standardeve.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Njohuri të mira mbi standardet dhe rregullat e sigurisë elektrike.
  • Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të punës si kaçavidat izoluese, testuesit dhe multimetri.
  • Njohje të tipeve të ndryshme të pajisjeve elektrike dhe përdorimi i tyre korrekt.
  • Diplomë e shkollës së mesme teknike ose trajnim i specializuar në instalime elektrike.
  • Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike dhe për të zbatuar masat mbrojtëse për siguri maksimale.

Si të aplikoni?

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: [email protected] .

Për më shumë informacione, na kontaktoni 044 292 797

#elektriciste #prishtinë
13937
268
2160
8453