Konkurs i skaduar

Asistent të Shitjes

Autopjesa
  • 01.03.2025
  • Prishtinë
  • Shitje

Autopjesa eshte kompani i cili mirret me shit-blerjen e pjeseve te veturave, shitjen e veturave dhe leshimin me qera te veturave.

Autopjesa kërkon një Asistent të Shitjes.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi në tërësi i procesit të shitjes dhe te blerjes nga furnitoret nderkombetare
  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe inicimi i mundësive të reja për kompaninë;
  • Udhëzimi i klientëve dhe ofrimi i rekomandimeve apo informacioneve shtesë në lidhje me produktet e kompanisë, duke ndihmuar kështu ata në përzgjedhjen e produkteve më të përshtatshme;
  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i asistencës së duhur;
  • Njoftimi i kolegëve dhe eprorëve në lidhje me çështjet problematike të paraqitura;
  • Ndjekja e procesit të punës në përputhje të plotë me udhëzimet e shitjes dhe misionin e kompanisë;
  • Krijimi i një ambienti të përshtatshëm pune dhe bashkëpunimi me stafin;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera, konform udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Të ketë të përfunduar studimet në fushën e Menaxhimit të Biznesit, Marketingut apo fushë tjetër relevante;
  • Përvojë së paku 1 vjeçare në shitje (preferohet përvojë në shitjen e produkteve të Auto dhe te kete pervoje te punes online);
  • Të ketë njohuri të mira kompjuteri dhe të programeve të shitjes;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës;
  • Të ketë aftësi të mira prezantuese, të jetë person energjik dhe i motivuar;
  • Të ketë paraqitje profesionale dhe i orientuar drejt shërbimit të klientit.

Të dhënat:

∙ Pozicioni: Asistent i Shitjes

∙ Lokacioni: Prishtine

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Asistent i Shitjes’ në adresën e e mail-it: [email protected] ose [email protected]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje.

Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

#shitje #prishtinë
13937
268
2160
8454