Konkurs i skaduar

Dentist/e (Finlandë)

Riveria Program
  • 30.04.2022
  • Prishtinë

Fillo një jetë të re në Finlandë, vendin më të lumtur në botë.
Përshkrimi i punës:

Personat që kanë diplomë në stomatologji në Universitet dhe kanë përvojë pune rreth 1,5 vjet si dentist, kanë të drejtë të aplikojnë për punë dentisti në Finlandë, në programin tonë ndërkombëtar.

Cfarë ofron dhe kërkon programi:

-Udhëzim dhe mbështetje profesionale në punë
-Kurs i gjuhës finlandeze online në Kosovë për 6 muaj, 2 orë në ditë, 4 ditë në javë
-Kursi fillon në Qershor, përfundon në Dhjetor 2022
-Cmimi është 900eur për person, duhet paguar paraprakisht
-Qëllimi është arritja e nivelit të gjuhës finlandeze B.1.

-Pas kursit të gjuhës, puna si asistent i dentistit fillon menjëherë pas mbërritjes në Finlandë në Janar 2023. Gjatë 1,5 vitit të parë do të bashkëpunoni me një dentist finlandez si asistent i tij. Gjatë kësaj periudhe ju duhet të merrni pjesë në tre provime në Universitet në gjuhën finlandeze. Përfundon rreth majit 2024. Paga minimale është 1700 – 1900 euro/muaj, minus 20% taksa. Punëdhënësi ndihmon fillimisht në organizimin e akomodimit.

-Pas pranimit të të gjitha testeve ju keni të drejtë të aplikoni për licencën e kufizuar të punës në mënyrë të pavarur në verën e vitit 2024. Paga është rreth 2400 euro/muaj. Datat e provimeve për licencë janë fikse, e para është Prill/Maj, e dyta është në Tetor dhe testi përfundimtar organizohet rreth Prillit të çdo viti.

-Do të duhet të paktën një vit më shumë për të marrë të drejtën e kufizuar për të punuar si dentist në mënyrë të pavarur në Finlandë (2025). Paga pas kësaj është 6000 – 7000eur në varësi të punëdhënësit (publik/privat).

Testet pas arritjes në Finlandë:

  1. Testi teorik në gjuhën Finlandeze, në vitin 2023
  2. Testi praktik në vitin 2024
  3. Provimi përfundimtar i cili është testi i administrimit dhe rregullimit të ligjit me rreze X në finlandisht në Universitet në vitin 2025. Pas kësaj ju duhet të punoni një vit si asistent stomatolog duke kryer punë normale stomatologjike së bashku me dentistin.

Aplikimet:

Nëse mendoni qe i posedoni kualifikimet e lartëcekura, ju lutem na dërgoni:

– Letrën Motivuese

– CV në gjuhën Angleze

– Kopjen e diplomës si dentist, ne gjuhën Angleze

në email [email protected]  deri me 30 Prill 2022, 00:00.

Nëse keni ndonjë pyetje lirisht na kontaktoni ose na shënoni +383 49 884 852 Viber/Whatsapp.

Tagged as: Dentist, Dentiste, Finlande, RIVERIA, Stomatologji

#prishtinë
13937
268
2160
8453