Merchandiser (8)
KONKURS PUNE
Devolli Logistic System (DLS) shpall konkurs pune.
Titulli i Pozites: MERCHANDISER (8 pozita)
Lokacioni: Prishtinë(2 pozita), Gjilan(2 pozita), Prizren (2 pozita), Pejë (2 pozita).
Data e hapjes: 25.04.2022
Data e mbylljes: 04.05.2022
Detyrët dhe përgjegjësitë e pozitës:
- Eshtë përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuar në plan
- Kërkon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit
- Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohëshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM
- Monitoron dhe mirëmban cmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First in First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti)
Kualifikimet e kërkuara:
Edukimi: Diploma e shkollës mesme; (pregaditja Universitare është përparësi)
Përvoja e Punës: Minimum 1 vjet përvojë pune ne fushën e shitjes/merchandising.
Njohuritë Tjera:
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit dhe prezantimit
- Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip dhe pavarur.
- Të ketë patent shoferin, kategoria B.
- Te jenë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion.
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale
Devolli Logistics System është një punëdhënës i mundësive të barabarta!
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre përmes butonit të mëposhtëm: