Konkurs Pune: (Menaxher Marketi / Zv. Menaxher Marketi / Personel Marketi)
Lokacioni: Ferizaj(4) / Prishtine(6) / Prizren(4)
Duke u bazuar në vëllimin e punës “The North Unicorn” shpallë konkurs për pozitën: Menaxher Marketi / Zv. Menaxher Marketi / Personel Marketi
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Kushte të mira të punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë: (Menaxher Marketi / Zv. Menaxher Marketi)
- Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
- Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare(Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
- Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marë parasysh kërkesat e punëtorëve;
- Mbane kontakt me stafin dhe klientet;
- Monitoron afatet dhe informon palët;
- Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.
Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara: (Menaxher Marketi / Zv. Menaxher Marketi)
- Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
- Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
- Aftesi menaxhuese dhe organizative;
- Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.
Kualifikimet: (Menaxher Marketi / Zv. Menaxher Marketi)
- Të ketë të përfunduar/vijim studimesh në drejtimet ekonomike ose fusha te ngjashme relevante;
- Pervoje pune në pozita te ngjashme dhe industri(E Preferueshme).
Detyrat dhe Përgjegjësitë: (Personel Marketi)
- Kryerja dhe asistimi i punëve në lidhje me dyqanin në përputhje me udhëzimet e përgjegjësit të dyqanit;
- Të asistoj në punën në sektor dhe arkë varsisht nga kërkesat e punës.
Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara: (Personel Marketi)
- Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
- Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
- Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip;
Kualifikimet: (Personel Marketi)
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
- I preferueshme vijimi i studimeve apo përfundimi i tyre.
Tek (subject) të shënohet pozita dhe lokacioni.
Te gjithë të interesuarit duhet të aplikojne në: apliko@thenorthunicorn.com
Afati i fundit per aplikim është deri më: 15/05/2022.
Tagged as: ferizaj, konkurs, market, menaxher, North Unicorn, personel marketi, prishtine, prizren, shitës, shitje