Konkurs i skaduar

Udhëheqës të Pikës Shitëse (4)

Premium Bakery
  • 11.05.2022
  • Prishtinë

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçarë në industrinë e ushqimit me prodhimin e varieteteve të ndryshme te produkteve te miellit.

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shume të larte të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qellim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ju ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën në vijim :

Udhëheqës të pikës shitëse (4 pozita)

Detyrat kryesore:

  • Menaxhon stafin e shitjes në pikë shitëse
  • Implementon porosite dhe kthimet në sistemin financiar
  • Menaxhon barazimin e keshit si dhe stoqet.
  • Suporton ne vazhdimesi stafin ne pune ditore
  • Kordinon oraret e punes dhe pushimeve vjetore.
  • Sigurohet qe pastertia te jete ne nivel te duhur ne vazhdimesi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. Universiteti Avantazh
  • Te kete pervoje paraprake te menaxhimit te stafit.
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] 

Vetëm kandidatet qe hyjnë ne rrethin e ngushte do te njoftohen përmes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.

Lokacioni: Prishtinë

Konkursi mbetet i hapur nga data 27/04/2021 deri me 11/05/2021

Tagged as: Furre, Pjekurina, Premium Bakery, shitje, staf, Stoqe, Udheheqes i pikes shitese

#prishtinë
13937
268
2160
8454