Konkurs i skaduar

Vende të lira punës

Vitaminka Trade
  • 10.05.2022
  • Prishtinë
  • Depo - Te - tjera
Vende të lira punës

Kompania Vitaminka Trade SH.P.K shpall konkurs për pozitat e lira si më poshtë:

  1. Menaxher i deposë – 1 vend pune
  2. Depoist organizativ – 1 vend pune
  3. Punëtorë në depo – 5 vende pune
  4. Menaxher i blerjes për VitaFood – 1 vend pune

Menaxher i deposë

Detyrat e punës:

I punësuari do të kryejë këto detyra të punës

  • Bënë pranimin e mallit  nga furnitorët në bazë të  faturave  
  • Eshtë përgjegjës  për saktësinë e sasisë  dhe  afatit të përdorimit të  mallrave  që i pranon.
  • Përkujdeset për sistemimin e duhur të mallrave
  • Bënë organizimin e punës në depo
  • Përcjell dhe kontrollon përgaditjen e  mallit në bazë të faturave,  ngarkimin dhe dërgimin  e tij deri te blerësi.
  • Kryen regjistrimin dhe përcjelljen e rregullsisë  së mallrave në depo .
  • Në baza mujore evidenton mallrat me më pak se 6 muaj afat  përdorimi  dhe të njëjtit  i lajmeron te zyra e shitjes.
  •  Kujdeset për  rregullësine dhe mirëmbajtjet e deposë.
  • Kujdeset për punën e punonjësve të deposë dhe i mbikqyr të njëjtit.
  • Kryen edhe punë të tjera me të cilat e ngarkon Punëdhënësi e në suaza të natyrës dhe vendit të punës të Menagjerit të deposë

Depoist organizativ

Detyrat e punës:

 I punësuari do të kryejë këto detyra të punës

  • Organizon dhe mbikqyrë punonjësit e depos
  • Mirëmbanë sistemin e menagjimit te depos WMS
  • Kontrollimi i gjendjes së depos në fillim dhe mbarim të orarit të punës
  • Kujdeset për ardhjen dhe shkuarjen nga puna të puntorëve të rregullt te depos
  • Organizon përgatitjen, ndarjen e mallit sipas blersave në bashkëpunim me mbikqyresin.
  • Vozitësat ngarkohen me radhë sipas largësis dhe atë më së voni deri në ora 10:00h (me fleksibilitet)
  • Kryen regjistrimin e depos çdo here që e vlerson se ekzistojnë parakushte për verifikimin e mallit dhe së paku një here në tre muaj , (si dhe menxhon regjistrimin e shitesve AMB dhe e percjell gjendjen e tyre fizikisht dhe ne menyre elektronike ne administrate)
  • Respekton rregullin FIFO malli që hyn i pari poashtu dhe del i pari nga depo
  • Bënë evidentimin e mallit të dëmtuar dhe e paraqet raportin te menaxherat e programeve ose te drejtori ( menyre elektronike)
  • Bënë evidentimin e mallit të konsumuar nga ana e punonjësve dhe e paraqet atë te shërbimi financiar – faturisti ( menyre elekrtronike)
  • Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në  fushen e logjistikes dhe marredhënieve ndërnjerzore .
  • Obligohet të ketë kujdes për dukjen personale te personelit depo dhe vozitesit (me uniformë)
  • Ruan sekretet afariste të kompanisë (numri i bleresve, qarkullimi, fitimi, rrogat, menyren e organizimit, te dhena qe lidhen me vendin e punes, etj.)
  • Kryen edhe punë të tjera me të cilat e ngarkon Punëdhënësi e në suaza të natyrës dhe vendit të punës të depoist organizativ.

Punëtor në depo

Detyrat e punës:

I punësuari do të kryejë këto detyra të punës

  • Bënë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave
  • Përgadit  mallin për distribuim në bazë të  fletëpercjelljes
  • Kujdeset për rregullesinë dhe mirëmbajtjen e mallit dhe deposë.
  • Kujdeset për afatet e mallit në depo
  • Kryen edhe punë të tjera me të cilat e ngarkon Punëdhënësi e në suaza të natyrës dhe vendit të punës të punëtorit në depo

Menaxher i blerjes

Detyrat e punës:

I punësuari do të kryejë këto detyra të punës

  • Administron stoqet (bën planifikim preciz të stoqeve bazuar me Planin e shitjes dhe Trendit te shitjes)
  • Përgatit propozim porosinë (sipas formës excel) për brende veç e veç të cilën e përcjellë te Drejtori i Shitjes dhe Brend Menaxheri
  • Merr konfirmimin e propozuar me parë, me ndonjë ndryshim të mundshëm nga Drejtori i Shitjes dhe Brend Menaxheri, për deëgimin e porosisë tek Furnitori/Prodhuesi
  • Paraqet të gjitha vërejtjet dhe pengesat e mundshme nga porosia e mallit e deri te pranimi i mallit. Ndërmerr masa për zgjidhjen e tyre.
  • Përcjellë dhe evidenton ndryshimet e mundshme në mes porosisë dhe liferimit të mallit
  • Gjatë porosive, me direktiva të Drejtorit të Shitjes dhe Brend Menaxherit, negocion me furnitorë për të gjitha aktivitetet e brendit, duke siguruar që të realizohen objektivat e synuara
  • Në vazhdimësi, me Furnitorë / Prodhues mban komunikimin e plotë për blerjet vs. planet
  • Përcjellë / komunikon / raporton në baza mujore ose Kuartale, targetet/bonuset e realizuara nga Furnitorët/Prodhuesit te Drejtori i Shitjes dhe Brend Menaxheri
  • Përcjellë / komunikon me zyren e financave lidhur me afatet e pagesave me Furnitoret/Prodhuesit dhe punët që janë rrjedhojë e tyre (barazon kartelat , kredit notat, garancionet bankare)

Blerjet për Prodhim – Private Label:

  • Në bashkëpunim me Drejtorin për Zhvillim dhe Menaxherin e prodhimit, negocion me furnitorë për sigurimin e lëndës së parë, ambalazhit, paketave etj.

Blerjet për Administratë:

  • Kujdeset për blerjet e materialit shpenzues për administratë (letër, ujë,.), sigurimi, nafta etj

Logjistika:

  • Bashkëpunon ngushtë me personelin që është i lidhur me LOGJISTIKË
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdhëresës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit ndaj të cilëve njëherit është edhe përgjegjës për punën e tij

 

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura, të aplikojnë duke dërguar CV-në apo aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] 

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartë përmendura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 10 maj 2022.

Tagged as: Depoist organizativ, FIFO, logjistikë, Mall, Menaxher i Blerjes, menaxher i depos, Pranim, prishtine, Punetore ne depo, Regjistrim, Vitaminka Trade, WMS

#te tjera #depo #prishtinë
13937
268
2160
8454