Konkurs i skaduar

Menaxher i Tregut Tradicional

Emona SH.P.K.
  • 31.08.2025
  • Deçan, Ferizaj, Gjakovë, Graçanicë, Istog, Klinë, Lipjan, Malishevë, Pejë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Therandë
  • Menaxhment

KARIERA JOTE FILON KËTU – BËHU PJESË E EMONA SH.P.K.

Pozita: Menaxher i Tregut Tradicional (1 pozitë)

Lokacioni: Prizren, Gjakovë, Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Klinë, Deçan, Shtime, Shtërpcë, Graçanicë

Afati për aplikim: 31.08.2025

Përshkrimi i pozitës:

Kompania EMONA SH.P. K shpall konkurs për pozitën Menaxher i Tregut Tradicional, përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zhvillimin e shitjeve në zonat e lartpërmendura. Kandidati i përzgjedhur do të ketë rol kyç në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues, zgjerimin e rrjetit të shitjes dhe zbatimin e strategjive të marketingut.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i tregut tradicional në rajonet e caktuara
  • Vizita të rregullta te klientët dhe identifikimi i nevojave të tyre
  • Zbatimi i strategjive të shitjes dhe promovimit të produkteve
  • Përgatitja e raporteve mujore të shitjes dhe performancës në treg
  • Sigurimi i komunikimit të vazhdueshëm me ekipin dhe menaxhmentin
  • Menaxhimi dhe zgjidhja e ankesave të klientëve në mënyrë efikase

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Menaxhim, Marketing ose fusha të ngjashme
  • Përvojë pune në shitje ose menaxhim të tregut – përparësi
  • Njohuri të mira të tregut tradicional në Kosovë
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve
  • Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës
  • Patentë shoferi – Kategoria B
  • Gatishmëri për udhëtime të shpeshta brenda rajonit të mbuluar

Çka ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe bonuse motivuese
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Ambient dinamik pune dhe mbështetje nga ekipi

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në emailin: [email protected] , me subjektin: "Aplikim për Menaxher i Tregut Tradicional".

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#menaxhment #graçanicë #istog #deçan #ferizaj #gjakovë #klinë #lipjan #malishevë #pejë #prizren #rahovec #shtërpcë #shtime #therandë
13937
268
2160
8454