Konkurs i skaduar

Content Creator, Dizajner Grafik

StarTech
  • 03.11.2025
  • Prishtinë
  • Dizajn - Grafik - Te - tjera

🌟 Konkurs Pune – StarTech

StarTech po zgjeron ekipin dhe shpall konkurs për dy pozita kreative:

🎥 Content Creator

Po kërkojmë një person kreativ dhe dinamik, që di ta shfaqë më të mirën përmes videos.

Dikë që krijon përmbajtje tërheqëse për produkte, oferta, evente apo çdo ide që i jep jetë brendit tonë.

Çfarë do të bësh:

  • Krijim videove për rrjete sociale (TikTok, Instagram, Facebook).
  • Prezantim i produkteve dhe ofertave në mënyrë kreative.
  • Montim dhe përpunim videosh që përfshijnë audiencën.
  • Bashkëpunim me ekipin e marketingut për ide dhe përmbajtje të re.

Kërkesat:

  • Njohuri në programe si CapCut ose të ngjashme.
  • Aftësi për të folur dhe prezantuar para kamerës.
  • Kreativitet, shije vizuale dhe energji pozitive.
  • Njohuri bazike për trendet e rrjeteve sociale.

----------------------------------------

🎨 Dizajner Grafik

Po kërkojmë një dizajner kreativ dhe të përkushtuar që ka ndjesi për detajet, di të përshtatet me trendet moderne dhe krijon dizajne që tërheqin vëmendje.

Çfarë do të bësh:

  • Krijim i materialeve vizuale për rrjete sociale, faqe interneti dhe fushata marketingu.
  • Dizajn i banerëve, posterëve dhe grafikave promovuese për produkte dhe oferta.
  • Puna e përbashkët me ekipin e marketingut për ide dhe koncepte të reja.
  • Ruajtja e stilit vizual të brendit në çdo publikim.

Kërkesat:

  • Eksperiencë në programe si Photoshop dhe Illustrator.
    Aftësi për të punuar me ritëm të shpejtë dhe respektuar afatet.
  • Shije estetike, kreativitet dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Njohuri bazike për trendet vizuale në rrjete sociale.

📩 Si të aplikosh:

Dërgo CV-në dhe:

  • Për Content Creator – një ose disa video ku prezanton punën tënde (link ose file).
  • Për Dizajner Grafik – Dërgo disa nga punimet e tua më të mira (portfolio ose shembuj dizajni)..

✉️ Dërgo aplikimin në: [email protected]

📍 Lokacioni: Prishtinë

#dizajn grafik #te tjera #prishtinë
13937
268
2160
8454