Konkurs i skaduar

Menaxher/e i/e Departamentit për Zhvillim të Produkteve dhe Përkrahje të Biznesit

Shield Recruitment & HR SH.P.K
  • 09.11.2025
  • Prishtinë
  • Te - tjera

Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher/e i/e Departamentit për Zhvillim të Produkteve dhe Përkrahje të Biznesit (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen hulumtime dhe analiza të tregut me qellim të identifikimit të nevojave dhe mundësive afariste, duke përfshirë edhe shërbimet/ofertat e konkurences;
  • Konceptualizon, dizajnon dhe kordinon zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të reja duke pasur parasysh nevojat e klienteve, mundësit afariste, rreziqet e ndërlidhura dhe kontrollin e brendshëm;
  • Siguron që produktet dhe shërbimet të jenë në pajtueshmëri me kërkesat përkatëse rregullatore dhe të ligjeve të zbatueshme;
  • Koordinon projektet dhe bashkëpunon ngusht me palët tjera të interesit me qellim që të sigurojë me kohë dhe në mënyrë të kënaqshme realizimin e kërkesave, etapave dhe produkteve të projekteve;
  • Ofron propozime teknike të detajuara në formë të shkruar;
  • Bashkëpunon me departamentin e Marketingut dhe departamentet e Biznesit me qëllim që të sigurojë prezantim të duhur të produkteve dhe shërbimeve në treg;
  • Bën përcjelljen e produkteve dhe shërbimeve të sapo-zhvilluara pas zbatimit të tyre, me qellim që të sigurojë funksionimin e tyre ashtu siç është synuar;
  • Siguron që stafi është mirë i informuar dhe i pergatitur për zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe ofron trajnim në bashkëpunim me palët tjera të interesit, kur është e nevojshme;
  • Analizon efikasitetin e proceseve aktuale, propozon ndryshime me qëllim të automatizimit të proceseve ekzistuese;

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në fushën relevante;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare ;
  • Së paku 4 vite përvojë pune bankare;
  • Të jetë i gatshëm për punë në terren;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 9 Nëntor 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

#te tjera #prishtinë
13937
268
2160
8453