Konkurs i skaduar

Teknik/e të Kontabilitetit

Terrastone Kosova
  • 28.11.2025
  • Obiliq
  • Kontabilitet

Fabrika e Mermerit dhe Granitit, Terrastone Kosova, shpall pozitë të hapur pune për:

Teknik/e të Kontabilitetit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi dhe përditësimi i transaksioneve financiare në sistem.
  • Përgatitja e dokumenteve kontabël (fatura hyrëse/dalëse, arkat, bankat).
  • Ndihmë në përgatitjen e raporteve financiare mujore dhe vjetore.
  • Kontrollimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
  • Verifikimi i përputhshmërisë së faturave me dokumentet përcjellëse.
  • Asistim në proceset e kontabilitetit dhe të auditimit sipas nevojës.
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe saktësisë në punë.

Kualifikimet:

  • Shkollimi i mesëm ose i lartë në Ekonomi/Financa (përparësi).
  • Përvojë pune në kontabilitet është përparësi, por jo kusht.
  • Aftësi të mira kompjuterike (Excel është e domosdoshme).
  • Njohuri bazike të parimeve kontabël.
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
  • Trajnim dhe mundësi ngritjeje profesionale.
  • Ambient bashkëpunues dhe dinamik.

Të interesuarit të lajmërohen në [email protected] apo në +383 44 416 600

Lokacioni: Rr. Ardianët, Milloshevë, Obiliq

Afati i aplikimit: deri më 28/11/2025

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#kontabilitet #obiliq
13937
268
2160
8453