Asistente e Shitjes në Butik (3)
Skaduar
Afri Fashion
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve vepruese kompania Afri Fashion sh.p.k përfaqësues ekskluziv i brendeve si : Tommy Hilfiger, Calvin Klein dhe Lacoste hap konkurs për vend të lirë pune:

Asistente e Shitjes në Butik (3 vende pune)

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre,
  • Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient,
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre.
  • Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit,
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj),
  • Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) konform standardeve të kompanisë, si dhe depon,
  • Mban evidencën e shitjeve dhe porosive ditore dhe mban të informuar mbikëqyrësin për çdo parregullësi,
  • Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre dhe raporton tek mbikëqyrësi.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune në shitje
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stresë dhe me vetë iniciativë

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe shënoni në “Subject” pozitën për të cilën aplikoni në e-mailin: [email protected]  deri me datën 31.05.2022.

Vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Vendi: Qendra Tregtare “Albi Mall” – Veternik-Prishtinë

Tagged as: Afri Fashion, albi mall, asistente, Butik, Dyqan, Klient, prishtine, shitje

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6921
177
1522
6541