Vozitës KAT. C dhe Vozitës KAT. CE
  • 038 560 462
Skaduar
Korporata Rugove
Pejë
Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë si më poshtë:

VOZITËS KAT. C DHE VOZITËS KAT. CE

  1. Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitat Vozitës me kategori C dhe CE:
  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara.
  • Për Vozitës kat. C – patent shofer kategoria C.
  • Për Vozitës kat. CE – patent shofer kategoria CE.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected]  duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 20 qershor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Tagged as: korporata rugove, peje, transport, Vozites KAT.C, Vozites KAT.CE

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6905
171
1521
6536