Konkurs i skaduar
Dizajner Grafik (Junior)
HAPPY SH.P.K
Je kreativ, ke pasion për dizajnin dhe dëshiron të rritesh profesionalisht?
Happy Sh.P.K po kërkon një Dizajner Junior për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik.
Titulli i Punës: Dizajner Grafik (Junior)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Krijimi i materialeve vizuale për qëllime marketingu dhe komunikimi, si: postera, broshura, reklama, banderola dhe materiale të tjera promovuese
- Përgatitja e dizajneve për printim, duke respektuar standardet teknike
- Dizajnimi i paketimit industrial
- Menaxhimi dhe ndjekja e projekteve të caktuara grafike
- Përmbushja e afateve të punës dhe dorëzimi i detyrave në kohë
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Njohuri të mira në programet grafike:
- Adobe Illustrator
- Adobe Photoshop
- Kreativitet, përkushtim dhe aftësi organizative
- Aftësi për punë ekipore dhe komunikim të mirë
Orari dhe Ditët e Punës:
- Orari i punës: Kohë e plotë
- Ditët e punës: E hënë – E premte
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë me email në [email protected] . Vendndodhja: Konjuh, Lipjan.
Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu