Ftesë për Aplikim-Shkollim dhe aftësim profesional në Gjermani-Ausbildung
  • +383 44 507 628
Skaduar
APPK
Prishtinë
Infermieri
Përshkrimi

FTESË PËR APLIKIM

Programi:            SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI – AUSBILDUNG

Profesioni:          PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER  (PFLEGEFACHKRAFT)

Viti përgatitor:  2022/2023

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK edhe në këtë vit vazhdon partneritetin me institucione publike dhe jo-publike të Gjermanisë, për realizimin e programit të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional- AUSBILDUNG (siç njihet në Gjermani), në Profesionin “Përkujdesës Profesional (Pflegefachkraft)” me synim punësimi si “Përkujdesës ndaj të Moshuarve”.

Suksesi i jashtëzakonshëm i gjertanishëm,  me interes për të gjitha palët, ka rezultuar me kërkesa të reja të partnerëve nga Gjermania për përzgjedhjen dhe përgatitjen e kandidatëve të rinj, me ç ‘rast kemi kënaqësinë të ju prezantojmë këtë:

FTESË PËR APLIKIM PËR 140 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG

Pjesa e përgjithshme:

  • Përzgjedhja e kandidatëve bëhet përgjatë muajit qershor 2022.
  • Fillimi i programit një vjeçar në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, 18.07.2022 -30.06.2023.
  • Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG , nga muaji gusht-shtator 2023.

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin me afinitet në lëndët si biologji , kimi dhe lëndët sociale/shoqërore.
  • Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijmin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER  (PFLEGEFACHKRAFT)”.
  • Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës mbulohet fillimisht nga kandidati me një bashkëfinancim nga ana e programit deri në 60%. Pasi që njohja paraprake e gjuhës gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në program, përcaktimi i pjesëmarrjes në nivelin përkatës të gjuhës gjermane do të jetë si në vijim:
  • Ata të cilët nuk kanë njohuri paraprake, përcjellin kurset e gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2.
  • Ata të cilët kanë njohuri paraprake dhe posedojnë Certifikatën nga Goethe-Institut apo ÖSD, nuk kanë nevojë ti përsërisin nivelet e përfunduara, por vazhdojnë me nivele tjera .
  • Përkrahje përgjatë tërë programit njëvjeçar të përgatitjes në Kosovë, i tërë procesi dhe përkrahja si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, kostoja e fluturimit të parë, organizohen dhe mbulohen financiarisht nga programi.
  • Vijimi trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me ç ‘rast mbulimi i shpenzimeve të jetesës bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
  • Pas mbarimit të programit AUSBILDUNG, mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani, apo edhe kthimi në Kosovë, sipas dëshirës, do të thotë nuk ka përkufizime/kushtëzime programore.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm online. Për të plotësuar formularin online, ju duhet të keni një Email në Gmail, apo të hapni një të re. Formularin për aplikim mund ta plotësoni përmes linkut: https://forms.gle/GLoPZxkiyNnjYw2ZA, më së largu deri me 12.06.2022.

Ju inkurajojmë që formularin ta plotësoni me vëmendje të shtuar, pa nguti dhe të jetë në përputhshmëri me motivet dhe planet e juaja Jetësore. Të gjithë partnerët tanë i ofrojnë kushtet e ngjashme në Program, mirëpo nëse dikush ka arsyeja të veçanta për njërin apo tjetrin partner, atëherë në pjesën e fundit të formularit, ju keni mundësi ta zgjidhni (selektoni) njërin prej partnerëve tanë apo edhe rubrikën e fundit “ i pa përcaktuar”. Për ta kuptuar më lehtë se ku gjendet secili prej partnerëve tanë, klikoni KËTU.

Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +383 44 507 628, +383 38 554 155 apo na shkruani në [email protected]   

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi i APPK-së

Tagged as: Aftesim profesional, appk, Ftesë për aplikim, gjermani, infermier, shkollim

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6690
156
1490
6431