Konkurs i skaduar

Operator/e i/e Mbikëqyrjes Elektronike

Besa Security
  • 05.04.2026
  • Prishtinë
  • Te - tjera

Besa Security shpall konkurs për Operatorë të Mbikëqyrjes Elektronike, të cilët do të angazhohen në monitorimin e sistemeve alarmuese dhe video vëzhgimit në Qendrën e Kontrollit.

Kompania: Besa Security
Pozita e punës: Operator/e i/e Mbikëqyrjes Elektronike
Lokacioni: Prishtinë

Përshkrimi i detyrave:

  • Monitorimi në kohë reale i sistemeve alarmuese dhe kamerave të sigurisë.
  • Identifikimi dhe raportimi i ngjarjeve sipas procedurave operative.
  • Evidentimi i rasteve dhe mbajtja e shënimeve/raporteve përkatëse.
  • Bashkëpunimi me ekipet në terren për reagim të shpejtë dhe efikas.
  • Respektimi i standardeve të sigurisë dhe konfidencialitetit.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme (arsimi i lartë është i preferueshëm).
  • Aftësi të mira kompjuterike.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Posedimi i Licencës OME është përparësi.
  • Përgjegjësi, përqendrim dhe gatishmëri për punë me ndërrime.

Ne ofrojmë:

  • Kontratë afatgjatë.
  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi avancimi profesional dhe zhvillim në karrierë.
  • Trajnim fillestar dhe mbështetje të vazhdueshme profesionale.

Aplikimi mund të bëhet deri me datë 05.04.2026, ora 16:00.

Nëpërmjet dërgimit të CV-së ne email [email protected]si dhe fizikisht në zyret tona.

Telefoni kontaktues: 049/964/624, 049/481/577, 048/545/025

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#te tjera #prishtinë
13937
268
2160
8454