Konkurs i skaduar

Mirëmbajtëse

Korporata Rugove
  • 09.06.2022
  • Prishtinë
  • Mirëmbajtje

 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë. Pozita e hapur është:

 

MIRËMBAJTËS

 

Disa nga përgjegjësitë, detyrat kryesore dhe kushtet e punës janë:

  • Bën pastrimin e zyrave kryesore të korporatës.
  • Bën largimin e mbeturinave nga zyrat.
  • Si dhe bën punë të ngjashme që lidhen me pastërtinë e zyrave dhe hapësirave të brendshme korporative.
  • Orari i punës është e hënë - e premte, prej 08:00 deri 17:00.
  • Paga mujore bruto është 300.00€ dhe me kontratë të rregullt pune.
  • Pas kalimit të periudhës provuese ofrohet edhe sigurim shëndetësor vullnetar.

 

Kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në këtë lëmi.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
  • Preferohet të jetë banor/e e regjionit të Obiliqit ose Prishtinës.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 10 qershor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Apliko për këtë pozitë

#mirëmbajtje #prishtinë
13937
268
2160
8453