Konkurs i hapur

Përfaqësues Shitjesh në Farmaci

Gama Europharm
  • 25.06.2026
  • Prishtinë
  • Mjekesi - Shitje

Gama EUROPHARM, Distributor Farmaceutik ne Kosove, Prishitne, është në kërkim të një kolegu/eje të talentuar dhe profesionist/e për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje si Përfaqësues Shitjesh në Farmaci, per zonen e PRISHTINËS.

Ftojmë të aplikojnë ata që janë të motivuar për të ndërtuar një karrierë në fushën e dermo-kozmetikës dhe farmaceutikës.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me farmacitë përmes vizitave të rregullta
  • Prezantimi dhe mbështetja e lançimit të produkteve të reja tek stafi i farmacive
  • Sigurimi që hapësirat e markës të jenë të dukshme dhe në përputhje me standardet
  • Mirëmbajtja e produkteve ekspozuese, materialeve promocionale dhe testerave
  • Zbatimi i promocioneve dhe aktiviteteve në pikën e shitjes
  • Raportim ditor mbi aktivitetet në terren

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor (preferohet në Farmaci)
  • Minimum 1 vit eksperiencë në shitje mjekësore/farmaceutike (ose në kozmetikë/estetikë)
  • Aftësi të mira organizative dhe qasje proaktive në terren
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Patentë drejtimi (kategoria B)

Çfarë ofrojmë:

  • Trajnim dhe zhvillim profesional i vazhdueshëm
  • Mundësi për të punuar me marka ndërkombëtare lider në dermo-kozmetikë
  • Ambient pune mbështetës dhe dinamik
  • Paketë financiare tërheqëse

​Nëse mendoni se kjo pozitë përputhet me aftësitë dhe ambiciet tuaja, ju inkurajojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: [email protected] ose ne numrin i telefonit 0038349543332
(me subjekt: “Përfaqësues shitjesh farmaceutike”)

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#shitje #prishtinë #portal pune #shpallje pune #jap pune #vende pune #gama europharm #perfaqesues #farmaci
13937
268
2160
8454