Konkurs i skaduar

Shofer / Operator Krani

Euro Abi Shpk
  • 20.06.2026
  • Prishtinë
  • Shofer

KONKURS PUNE

Pozita: Shofer / Operator Krani

Kompania: Euro Abi Sh.P.K.

Vendi i punës: Llapllasell, Kosovë

Lloji i kontratës: Me kohë të plotë, afatgjatë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton kranin në përputhje me rregullat dhe procedurat e kompanisë
  • Operon kranin për ngritje, lëvizjen dhe vendosjen e materialeve dhe pajisjeve në mënyrë të sigurtë dhe efikase.
  • Kryen kontrollin ditor të automjetit dhe kranit para fillimit të punës.
  • Raporton menjëherë çdo defekt teknik ose problem operacional
  • Siguron që ngarkesat të jenë të lidhura dhe të transportohen sipas standardeve të sigurisë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen bazë dhe pastërtinë e automjetit dhe të pajisjeve.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Patent shoferin e kategorisë CE
  • Certifikatë ose licencë për përdorimin e kranit (e nevojshme jo e domosdoshme)
  • Përvojë pune në operimin e kranit
  • Njohuri të rregullave të sigurisë në punë dhe procedurave të ngritjes së ngarkesave
  • Aftësi për të punuar në ekip

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV.
  • Patent shoferin e kategorisë CE

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 20 Qershor 2026 në emailin: [email protected], me subjektin: Shofer / Operator Krani” – Emri dhe Mbiemri juaj

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Parimi i barazisë:

Euro Abi Sh.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie, etnie, feje, moshe apo gjendjeje shëndetësore.

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#shofer #portal pune #shpallje pune #jap pune #vende pune #llapnaselle #euro abi #operator krani
13937
268
2160
8454