Konkurs i hapur

KONTABILIST/E

Fakt Consulting
  • 11.07.2026
  • Prishtinë
  • Kontabilitet

"Fakt Consulting" Sh.P.K., me seli në Prishtinë, është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale të kontabilitetit, auditimit, tatimeve, konsulencës financiare, raportimit financiar dhe përgatitjes së pasqyrave financiare, shpall konkurs për pozitën:

KONTABILIST/E

(Me kohë të plotë)

Lokacioni: Prishtinë

Numri i pozitave: 1 (një)

KUSHTET MINIMALE TË KUALIFIKIMIT

  • Diplomë universitare në Ekonomi, me fokus në Financa, Kontabilitet ose Auditim.
  • Njohuri të mira të kontabilitetit financiar, menaxherial dhe tatimor.
  • Njohuri në MS Office (veçanërisht Excel dhe Word).
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe punë në ekip.

PËRPARËSI (preferohen kandidatët që kanë):

  • Kualifikim profesional në kontabilitet (Bookkeeper, Teknik i Kontabilitetit, Kontabilist i Certifikuar);
  • Njohje të gjuhës angleze;
  • Praktikë ose përvojë pune në kontabilitet, financa dhe/ose auditim;
  • Status i papunësuar gjatë 3 muajve të fundit (përparësi për programet mbështetëse të punësimit);
  • Mosha nga 18 vjeq deri 29 vjeq;
  • Njohuri në programet e kontabilitetit (p.sh. Planet Accounting, ProData, etj.);
  • Aftësi analitike dhe aftësi të mira për shkrimin e raporteve profesionale;
  • Gatishmëri për trajnime dhe edukim të vazhdueshëm profesional;
  • Gatishmëri për punë në terren, sipas nevojës.

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Përgatitja e rakordimeve dhe regjistrimi i transaksioneve të klientëve, furnitorëve, arkës dhe llogarive bankare;
  • Asistimi në përgatitjen e deklaratave tatimore mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Asistimi në angazhimet e auditimit dhe procedurat e verifikimit financiar;
  • Mbajtja dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe tatimor;
  • Monitorimi i afateve ligjore për deklarime dhe raportime.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV;
  • Letër motivimi (opsionale);
  • Kopje të diplomës universitare;
  • Kopje të certifikatave profesionale (nëse posedohen);
  • Dokumente të tjera mbështetëse relevante.

Aplikimet mund të dërgohen:

  • në email: [email protected]
  • përmes faqes zyrtare: www.fakt-kos.com, përmes formularit online për aplikim, linku:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc-4tpDjgGqZLK4pwD5836L-oEqbEiphOCQaFIw_Z7E3WSUow/viewform .

Data e publikimit11.06.2026

Afati i fundit për aplikim: 20.06.2026

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
  • Aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#kontabilitet #prishtinë #portal pune #shpallje pune #jap pune #vende pune #fakt consulting
13850
272
2151
8431