Teknik panelesh (Sektori i Asemblimit të Paneleve) (1), Specialist i Shitjeve (2)
ITE Kosova sh.p.k, shpall konkurs për pozitat:
I. Teknik panelesh (Sektori i Asemblimit të Paneleve) (1 Pozitë)
II. Specialist i Shitjeve – (2 Pozita)
Kushtet për Teknik panelesh:
Kandidati ideal do të realizojë instalimin elektrik të paneleve në përputhje me skemat elektrike, standartet teknike dhe kërkesat e cilësisë, duke siguruar funksionimin korrekt dhe të sigurt të produkteve
PËRGJEGJËSITË
- Lexon dhe interpreton skemat elektrike të paneleve për montimin korrekt
- Monton dhe lidh komponentët elektrikë (si siguresa, kontaktore, automatike, terminale, etj)
- Instalon, pret, zhvesh dhe lidh kabllot sipas kerkesave teknike dhe standarteve te sigurisë
- Raporton cdo problem Teknik gjatë procesit të montimit ose testimit tek mbikqyrësi për zgjidhje të shpejtë.
- Bashkëpunon me kolegët e tjerë të ekipit për të siguruar një rrjedhë të mirë të punës dhe për të arritur objektivat e përbashkëta të prodhimit.
KUALIFIKIMET
- Diplomë profesionale në fushën e elektrikes
- Eksperiencë e mëparshme në montim elektrik, preferohet në prodhim ose panele elektrike.
- Njohuri të mira të skemave elektrike dhe përdorimit të mjeteve të matjes.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe përgjegjshmëri për cilësinë e punës.
- Respektim I rregullave të sigurisë në punë.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi
Kushtet për Specialist i Shitjeve:
Kandidati ideal do të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin e shitjes dhe menaxhmentin për arritjen e objektivave të kompanisë.
Përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë
- Arritja e objektivave të shitjes dhe përgatitja e raporteve periodike
- Organizimi i takimeve dhe prezantimeve me klientë potencialë
- Ofrimi i informatave dhe këshillimi profesional për produktet që ofron kompania
- Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja për shitje
- Sigurimi i respektimit të politikave të çmimeve dhe shitjeve
Kualifikimet:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociuese
- Orientim të qartë drejt rezultateve, vetiniciativë dhe qëndrim profesional
- Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve aplikative – pakoja (Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Outlook), si dhe programeve të tjera për analizimin e të dhënave
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (obligative)
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi
- Bashkëpunim me partnerë dhe brende ndërkombëtare
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë mund të aplikojnë përmes postës elektronike në [email protected], ndërsa për çdo informacion shtesë mund të kontaktojnë në numrin +383 49 25 65 45.
Konkurset janë të hapura deri më 30.06.2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për procedurat e mëtejme.