Konkurs i hapur
Inxhinier i Makinerisë
RC COLA - Royal Beverage LLC
ROYAL BEVERAGE LLC shpall konkurs për pozitën:
1 Inxhinier i Makinerisë
Vendi i punës: Gjilan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën analizën e plotë të proceseve dhe instalimeve makinerike në objektet prodhuese të kompanisë;
- Mbikëqyr funksionimin, mirëmbajtjen dhe optimizmin e pajisjeve prodhuese;
- Jep rekomandime teknike për përmirësimin e proceseve të prodhimit dhe rritjen e efikasitetit;
- Organizon dhe koordinon punën e kontraktorëve dhe ekipeve teknike gjatë realizimit të projekteve;
- Mbikëqyr instalimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e linjave të prodhimit;
- Siguron respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë në punë;
- Informon menaxhmentin për ecurinë e projekteve dhe aktiviteteve teknike;
- Pranon detyrat nga udhëheqësi apo personi i autorizuar dhe siguron implementimin e tyre në afatet e përcaktuara.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
- Së paku 2 vite përvojë pune në industri prodhuese ose në mbikëqyrje të instalimeve makinerike;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese;
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip;
- Njohuri të mira të proceseve të mirëmbajtjes industriale;
- Të posedojë patentë shoferi, Kategoria B.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune;
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë;
- Pagesë konkurruese sipas përvojës dhe kualifikimeve.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
☎️ +383 49 761 995
Afati për aplikim: Deri në plotësimin e pozitës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu