Konkurs i hapur
Manovrator për kranë kullë
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Shield Recruitment & HR kërkon Manovrator për kranë kullë (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit.
Vendi i Punës: Palasë/Himarë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Manovratori i kranit kullë është përgjegjës për operimin e kraneve kullë në kantier, duke siguruar ngarkimin, lëvizjen dhe vendosjen e materialeve në mënyrë të sigurt dhe efikase.
- Punon ngushtë me inxhinierët dhe ekipet në terren për të mbështetur realizimin e punimeve sipas planit dhe afateve të projektit.
- Operon kranin kullë sipas udhëzimeve dhe planit të punës.
- Drejton dhe manovron mjete motorike me leje drejtimi të kategorive B dhe BE, përfshirë mjetet me rimorkio ose pajisje të bashkëngjitura.
- Siguron ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve me kujdes dhe në përputhje me standardet e sigurisë.
- Bashkëpunon me ekipet në terren për vendosjen e materialeve në vendin e duhur.
- Kryen kontrollin vizual dhe inspektimet rutinore të kranit para përdorimit.
- Raporton çdo problem teknik ose defekt të konstatuar në kran.
- Respekton rregullat e sigurisë në kantier dhe standardet e projektit.
Kualifikimet:
- Certifikatë ose trajnim për operimin e kraneve kullë.
- Leje drejtimi e kategorive B dhe BE.
- Përvojë në operimin e kraneve kullë (avantazh i madh).
- Njohuri të mira mbi rregullat e sigurisë në kantier.
- Aftësi për të punuar me përgjegjësi të lartë dhe përqendrim maksimal.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 26 Qershor 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.