Ftesë për Ofertë: Akomodim për Pushime Verore për Fëmijë në Velipojë, Shëngjin ose Durrës
FTESË PËR OFERTË
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar të ju sigurojë fëmijëve pushime verore.
Me këtë rast ju bejmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikacionin për: Akomodim për Pushime Verore për Fëmijë
Pansion i plotë në Velipojë, Shëngjin ose Durrës
Akomodimi duhet të bëhet për gjithsejt 32 persona njëkohësisht për 5 netë brenda periudhës: Korrik – Gusht 2026
Për akomodim të fëmijëve së bashku me stafin përcjellës nevojiten:
- 3 dhoma me nga 4 shtretër= 12 persona
- 4 dhoma me nga 3 shtretër= 12 persona
- 3 dhoma me nga 2 shtretër= 6 persona
- 2 dhoma teke= 2 persona
Total: 32 persona
- Te gjitha dhomat të kenë kondicioner
- Hoteli të jetë afër plazhit
- Pansion i plotë (mëngjesi, dreka dhe darka)
- Hoteli të ketë pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë (e preferuar)
- Në çmim të ofertës duhet të përfshihen edhe cadrat me shezlone
- Qasje të lehtë nga hoteli në plazh si dhe në pishinën e hotelit dhe në hapësirat tjera që ofron hoteli si kënde lojërash etj.
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me llogo zyrtare
- Në ofertë duhet te ceket cmimi pa tvsh duke pëfshirë pansionin e plotë (për person)
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Kriteret e përzgjedhjes:
1. Shezllonë me qadër të rezervuar dhe të përfshirë ne cmim për grupin
2. Përparësi do të ketë Hoteli i cili ka në afërsi plazhin
3. Përparësi do të ketë hoteli me pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë.
4. Dhomat e hotelit të kondicionuara
5. Pas plotësimit të kritereve të lartëcekura, cmimi më i lirë
Ofertat duhet të dërgohen në email adresën: [email protected] deri me datën: 15.07.2026