Shitës në dyqan, Agjent i Shitjes
Inter Cars Kosova është pjesë e Inter Cars S.A. e cila operon në 22 vende në të gjithë Evropën, me më shumë se 600 pika shitëse. Kompania specializon në shpërndarjen e pjesëve, pajisjeve dhe veglave për vetura, kamionë, motoçikleta, si dhe të vajrave dhe gomave, duke zgjeruar së fundmi prezencën në tregun e Kosovës përmes hapjes së degës së parë në qytetin e Prizrenit.
Rrjedhimisht, jemi në kërkim të personave ambicioz dhe të përgjegjshëm që dëshirojnë të punojnë në një mjedis dinamik dhe të kontribuojnë me njohuritë e tyre në rritjen e mëtejshme të kompanisë.
1. Shitës në dyqan
Përshkrimi i detyrave:
- Shitja dhe prezantimi i pjesëve të këmbimit
- Komunikimi i përditshëm me blerësit dhe mirëmbajtja e kontakteve të vazhdueshme
- Përcjellja dhe analiza e rezultateve të arritura sipas segmenteve të produkteve
- Pjesëmarrja aktive në zgjidhjen e ankesave të mundshme nga blerësit
- Analiza dhe raportimi mbi proceset ditore të shitjes
Kualifikimet:
- Shkollimi i mesëm i lartë
- Përvojë pune në shitje dhe njohuri mbi industrinë e pjesëve të këmbimit të automjeteve (obligative)
- Aftësi të forta shitjeje, komunikimi dhe prezantimi
- Vetë-iniciativë dhe aftësi të shkëlqyera negociuese
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
- Etikë pune dhe efikasitet në kryerjen e punëve
2. Agjent i Shitjes
Përshkrimi i detyrave:
- Zbatimi i planit të dakorduar të shitjes
- Planifikimi/implementimi i vizitave në terren dhe gjetja e blerësve të rinj
- Zbatimi i aktiviteteve të marketingut në terren
- Prezantimi dhe vendosja e mallrave në treg
- Rritja dhe mirëmbajtja e një rrjeti shitjesh në terren, si dhe mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me blerësit
- Grumbullimi dhe përcjellja e informacionit nga terreni dhe pjesëmarrja aktive në zgjidhjen e ankesave të mundshme
- Pranimi dhe monitorimi i porosive nga terreni dhe propozimi i masave për përmirësimin e të bërit biznes
- Raportimi mbi zbatimin e planit të vizitave, mbi shitjen e mallrave dhe pagesave
- Koordinimi në mes degës dhe blerësit
Kualifikimet:
- Shkollim i lartë (e preferueshme)
- Përvojë pune në shitjet direkte në terren dhe njohuri mbi industrinë e pjesëve të këmbimit të automjeteve (obligative)
- Patentë shoferi të kategorisë B
- Aftësi të forta shitjeje, komunikimi dhe prezantimi
- Aftësi të zhvilluara organizative dhe analitike
- Vetë-iniciativë dhe aftësi të shkëlqyera negociuese
- Gatishmëri për të punuar në terren
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
- Etikë pune dhe efikasitet në kryerjen e punëve
Çka ofrojmë ne:
- Punësim afatgjatë
- Pagë konkuruese dhe pako motivuese
- Ambient profesional pune
- Trajnime të vazhdueshme
- Mundësi avancimi
Numri jonë kontaktues është 048 304 307. Njoftimi mbetet i hapur deri më 05.07.2026. Ju mund të dërgoni aplikacionet tuaja në adresën e emailit: [email protected]