Konkurs i hapur

KONTABILIST/E

Inter Cars
  • 22.07.2026
  • Prishtinë
  • Kontabilitet

Inter Cars Kosovo Sh.P.K. shpall konkurs për pozitën:

KONTABILIST/E

Lokacioni: Selia Qendrore, Prishtinë

Departamenti: Financë / Kontabilitet

Orari: Me orar të plotë

Inter Cars është një nga distributorët kryesorë evropianë të pjesëve rezervë për automjete të pasagjerëve dhe automjete komerciale. Për shkak të zhvillimit të operacioneve në Kosovë, jemi në kërkim të një kandidati/e të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë të financave në selinë qendrore.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistrimi dhe kontrollimi i dokumenteve primare të kontabilitetit;
  • Regjistrimi i faturave të furnitorëve vendorë dhe të huaj;
  • Regjistrimi dhe kontrollimi i dokumentacionit lidhur me importet;
  • Regjistrimi i dokumenteve/lëvizjeve bankare dhe barazimi i llogarive bankare;
  • Barazimi i llogarive të furnitorëve dhe klientëve;
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit kontabël;
  • Pjesëmarrja në proceset mujore të mbylljes kontabël;
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave të nevojshme për kompaninë;
  • Koordinimi me degët dhe stafin përkatës sipas nevojës.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Kontabilitet, Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Së paku 2 vite përvojë pune në kontabilitet ose financa;
  • Njohuri të mira të parimeve bazë të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor në Kosovë;
  • Përvojë në regjistrimin e faturave, barazime dhe organizim të dokumentacionit kontabël;
  • Përvojë me dokumentacion të importeve, kompani tregtare apo stoqe konsiderohet e dëshirueshme;
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Njohja bazike e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
  • Saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Gatishmëri për të mësuar sisteme dhe procese të reja.

Ne ofrojmë:

  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie ndërkombëtare në zhvillim;
  • Punë dinamike në industrinë automotive;
  • Mundësi për të mësuar dhe punuar me Microsoft Dynamics 365 Business Central;
  • Ambient profesional pune dhe mbështetje nga ekipi lokal dhe grupi ndërkombëtar;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Numri jonë kontaktues është 048 304 307. Njoftimi mbetet i hapur deri më 05.07.2026. Ju mund të dërgoni aplikacionet tuaja në adresën e emailit: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#kontabilitet #ekonomi #prishtinë #orar i plotë #excel #finance #kontabilist/e #inter cars kosovo #fatura #raporte financiare #import #microsoft dynamics
13937
268
2160
8453