Konkurs i hapur
Fizioterapeut/e
Dorik The Kosovo Center of Neuro PT
Dorik Neuro PT shpall konkurs për pozicionin Fizioterapeut/e për ofrimin e shërbimeve profesionale të fizioterapisë dhe rehabilitimit për fëmijët me probleme neurozhvillimore.
Vendi i punës: Dorik Neuro PT
Lloji i angazhimit: Me orar të plotë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Harton dhe zbaton plane individuale të trajtimit bazuar në nevojat specifike të secilit fëmijë.
- Ofron terapi fizike për fëmijët me:
- Paralizë cerebrale
- Vonesa në zhvillimin motorik
- Çrregullime neurologjike dhe neuromuskulare
- Sindroma gjenetike që ndikojnë në zhvillimin motorik
- Çrregullime të koordinimit dhe balancë
- Monitoron progresin e fëmijëve dhe dokumenton rezultatet e trajtimit.
- Bashkëpunon me prindërit dhe kujdestarët për edukimin dhe zbatimin e ushtrimeve në shtëpi.
- Punon në ekip multidisiplinar me profesionistë të tjerë për të siguruar trajtim gjithëpërfshirës.
- Merr pjesë në aktivitete profesionale, trajnime dhe edukim të vazhdueshëm.
- Respekton standardet etike dhe profesionale të profesionit.
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë universitare në Fizioterapi.
- Licencë valide për ushtrimin e profesionit.
- Përvojë pune me fëmijë me probleme neurozhvillimore (përparësi).
- Njohuri mbi qasjet bashkëkohore të rehabilitimit neurologjik pediatrik.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me fëmijët, familjet dhe ekipin profesional.
- Përkushtim, përgjegjësi dhe empati në punë.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe mbështetës pune.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Punë me ekip multidisiplinar.
- Kushte konkurruese sipas përvojës dhe kualifikimeve.
Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë:
- CV-në
- Kopjen e diplomës
- Licencën profesionale
- Certifikata dhe dëshmi të trajnimeve relevante në adresën: [email protected]
Afati për aplikim: 20.07.2026
Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu