Konkurs i hapur

Senior Finance Officer

Mondo Caffe
  • 23.07.2026
  • Prishtinë
  • Financa

Përshkrimi i pozitës

Mondo Caffe kërkon të angazhojë një Senior Finance Officer me përvojë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin, analizimin dhe raportimin e proceseve financiare të kompanisë, duke siguruar saktësi, transparencë dhe përputhshmëri me standardet financiare.

Pozita: Senior Finance Officer
Lokacioni: Prishtinë, Central Park
Kompania: Mondo Caffe
Orari: Full Time
Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatitja dhe analiza e raporteve mujore dhe pasqyrave financiare.
  • Menaxhimi i pagesave, arkëtimeve dhe rrjedhës së parasë (Cash Flow).
  • Kontrollimi i saktësisë së transaksioneve financiare dhe dokumentacionit përcjellës.
  • Koordinimi me departamentet e tjera për çështje financiare dhe operative.
  • Përgatitja e raporteve periodike financiare për menaxhmentin dhe ofrimi i analizave mbi performancën financiare.
  • Monitorimi dhe rakordimi i të dhënave financiare për të siguruar saktësi dhe përputhshmëri.
  • Zbatimi dhe monitorimi i politikave dhe procedurave financiare të kompanisë.
  • Pjesëmarrja në proceset e buxhetimit dhe planifikimit financiar.
  • Kryerja e detyrave të tjera në fushën e financave, sipas kërkesës së menaxhmentit.


Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në pozitë të ngjashme.
  • Njohuri të avancuara në përgatitjen e raporteve dhe pasqyrave financiare.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel dhe paketës Microsoft Office.
  • Aftësi të forta analitike, organizative dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion.
  • Integritet i lartë profesional dhe përgjegjësi në menaxhimin e të dhënave financiare.
  • Njohja e programeve financiare/kontabël përbën përparësi.


Aplikimi

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: [email protected]

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#financa #kontabilitet #ekonomi #prishtinë #konkurs pune #punësim #kosove #microsoft office #cv #raporte financiare #mondo caffe #senior finance officer #finance officer #pasqyra financiare #analiza financiare #cash flow #buxhetim #planifikim financiar #microsoft excel #punë në financa #aplikim
13940
271
2161
8455