Zyrtar Junior i Financave, Zyrtar Senior i Financave
BALKAN DISTRIBUTION GROUP SHPK kompani e cila merret me distribuimin, shitjen me shumice edhe pakice të produkteve ushqimore, me seli në Vragoli, Fushë Kosovë, ne vazhdën e zhvillimit dhe rritjes shpallë konkurs për këto vende të lira pune:
Pozita:
- Junior Finance Officer / Zyrtar Junior i Financave
- Senior Finance Officer / Zyrtar Senior i Financave
1. Junior Finance Officer
Kualifikimet dhe kriteret:
- I/e diplomuar në Banka, Financa, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Nuk kërkohet domosdoshmërisht përvojë paraprake pune.
- Njohuri bazike të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të mësuar.
- Preferohet certifikim AFAS ose ndjekja e ndonjë niveli të programit SCAAK.
2. Senior Finance Officer
Kualifikimet dhe kriteret:
- I/e diplomuar në Banka, Financa, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimum 1 vit përvojë pune në financa, kontabilitet ose menaxhim të llogarive të arkëtueshme (Accounts Receivable).
- Njohuri të mira të proceseve financiare dhe kontabël.
- Aftësi për përgatitjen dhe analizimin e raporteve financiare.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Excel.
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
- Nivelet e përfunduara në SCAAK konsiderohen përparësi.
Beneficionet:
- Orar dhe pagesë të rregullt,
- Trajnime në punë dhe mundësi avancimi,
- Kontratë sipas ligjeve ne fuqi.
Procesi i aplikimit:
Apliko duke dërguar CV-në tuaj në e-mail:
[email protected] duke cekur ne subject pozitë të cilën aplikoni, ose duke e dorëzuar fizikisht në zyret e Kompanise ne adresen :Magjistralja Peje-Prishtine,Vragoli ,Fushë Kosovë.
Konkursi mbetet i hapur nga data: 25.06.2026 deri me 09.07.2026.
Kandidatët të cilët janë të interesuar për informata shtesë mund të thërrasin në numrin :
049/855-944 nga ora 08:00 deri në 16:00.