Mbështetës/e i/e Aplikacioneve
  • 0800 20 200
Skaduar
Meridian Express
Prishtinë
Informatike Administrate
Përshkrimi

Me moton “n’derë t’shtëpisë”, Meridian Express operon me 43 dyqane në territorin e Kosovës me qëllim të  vetëm që të shërbejmë  konsumatorët tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.

Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në  pozitën e lirë:

MBËSHTETËS/E I/E APLIKACIONEVE

Përgjegjësitë kryesore

  • Mirëmbajtja dhe zhvillimi i proceseve që nderlidhen me sistemet e shitjes, porosisë dhe ERP
  • Monitorimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i performancës së sistemeve të shitjes, porosisë dhe ERP
  • Mirëmbajtja e databazave në SQL Servers
  • Backup i bazave të SQL
  • Mbështetja me integrime në sisteme tjera
  • Ofrimi i mbështetjes teknike dhe trajnimi i përdoruesve në sisteme
  • Dizajnimi i raporteve si dhe përgjegjësi tjera që ndërlidhen

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Njohuri të mira të sistemeve operative, pajisjeve dhe aplikacioneve
  • Njohuri në Administrimin dhe Mirëmbajtjen e SQL Serverëve
  • Njohuri në Microsoft Dynamics NAV është përparësi
  • Njohuri në kodim të Store Procedurave dhe shkrim të SQL Queries
  • Njohuri për Report Builder dhe PowerBI është përparësi

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në [email protected]  dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Afati i aplikimit është deri më 16.07.2022.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

 

Tagged as: Administrimin, Mbështetës/e i/e Aplikacioneve, Merdian Express, prishtine

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6689
165
1490
6430