Konkurs i skaduar

Depoist, Liferues

Korporata Rugove
  • 08.07.2022
  • Pejë
  • Depo - Te - tjera

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë, si më poshtë:

DEPOIST

LIFERUES

  1. Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën DEPOIST:
  • Koordinon dhe drejton punën në depo në baza ditore.
  • Është përgjegjës për stokun në depo.
  • Palon mallrat si dhe mirëmban pastërtinë sipas standardeve.
  • Pranon porositë dhe përgatit mallin për liferim të mëtutjeshëm dhe për transport.
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.
  1. Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën LIFERUES:
  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Për pozitën Depoist prefererohet të ketë përvojë pune në depo dhe në pirunier.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected]  duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 8 korrik 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Tagged as: depoist, Korporate Rugove, Liferues, peje, transport

#te tjera #depo #pejë
13937
268
2160
8455