Konkurs i skaduar

Asistent/e i/e Rrjeteve Sociale

Tiki
  • 11.07.2022
  • Prishtinë

Kompania Tiki Sh.p.k shpall konkurs për pozitën:  

 Asistent/e e rrjeteve sociale

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Menaxhimi i rrjeteve sociale duke përfshirë Facebook, Instagram, Linkedin dhe platforma të tjera përkatëse, të kompanisë;
  • Angazhohet në krijimin e pranisë së kompanisë në platforma të reja;
  • Krijon përmbajtje kreative të shkruar dhe grafike;
  • Krijon përmbajtje që promovon ndërveprimin e audiencës, rrit praninë e audiencës në faqet e kompanisë dhe inkurajon pjesëmarrjen e audiencës;
  • Ndihmon menaxhimin e mediave sociale me projekte të ndryshme;
  • Punon si pjesë e një ekipi për të zhvilluar fushata të mëdha në rrjetet sociale;
  • Analizon dhe raporton informacionin dhe demografinë e audiences, si dhe suksesin e projekteve ekzistuese të mediave sociale;
  • Propozon ide dhe koncepte të reja për përmbajtjen e mediave sociale;
  • Punon me anëtarët e ekipit të për të koordinuar fushatat reklamuese me strategjinë e rrjeteve sociale;
  • Menaxhon komunikimet në rrjetet sociale,
  • Ndihmon ne organizimin e shitjes online, brenda dhe jashte vendit.

        

Kualifikimet e kërkuara:

  • Njohuri të mira të platformave të rrjeteve sociale;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, ne gjuhen angleze si ne te shkruar ashtu edhe ne te folur;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Njohuri bazike ne fushen e marketingut;
  • Përvojë e mëparshme në marketing ose ne menaxhimin e rrjeteve sociale.

Perfitimet e punonjesit:

  • Kontrate te rregullte pune, te regjistruar ne Trustin pensional te Kosoves.
  • Pagesa permes bankes
  • Sigurim shendetesor qe mbulohet nga kompania,
  • Pushim vjetor sipas ligjit te punes,
  • Mundesi avansimi ne kompani.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]  Aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek objekti i  Kompanisë Tiki Sh.p.k magjistralja Prishtine-Ferizaj km 4.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni “Asistent/e e rrjeteve sociale”

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 27 Qeshor, 2022 deri më 11 Korrik, 2022.

Tagged as: asistent, Facebook, Instagram, Linkedin, prishtine, Rrjete Sociale, tiki

#prishtinë
13937
268
2160
8454