Punonjës në Depo, Kopshtar, Punonjës në Autolarje
Korporata Buçaj shpall konkurs për këto pozita:
I. Punonjës në Depo
II. Kopshtar
III. Punonjës në Autolarje
I. Punonjës në depo
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Kryen shkarkimin e mallit nga kamionët transportues dhe e vendos mallin në depo;
- Bën renditjen e mallit sipas programeve;
- Bën ndarjen e mallit sipas faturave;
- Ngarkon furgonët me mall sipas orarit për ngarkim;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e depos, brenda dhe jashtë saj.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
- Të kenë aftësi për të punuar me orar fleksibil.
II. Kopshtar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja e parqeve;
- Kujdeset për bimët, bën ujitjen e tyre, kultivimin dhe plehërimin;
- Bën përzierjen e dheut, prerjen e degëve të pemëve;
- Aplikon herbicide dhe insecticide;
- Kujdeset për pamjen estetike të parqeve;
- I përmbahet planit të parqeve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
- Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë në pozitën e kërkuar.
III. Punonjës në autolarje
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Larja dhe pastrimi i automjeteve të korporatës (brenda objektit).
- Kualifikimet e kërkuara:
- Shkolla e mesme, të posedoj patent shoferin- kategoria B;
- Njohuri bazike pë përdorimin e mjeteve të punës.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në apo plotësuar aplikacionin e korporatës Buçaj dhe t’a dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 14 Shtator, 2021 deri më 24 Shtator, 2021.