Recepsionist/e Mirëmbajtës/e
QENDRA E KUJDESIT DITOR – PEMA
Shpall Konkurs
PEMA është organizatë jo-qeveritare e cila ofron shërbime psikosociale me qëllim për të krijuar një mjedis sa më mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të cenueshëm. Organizata vepron përmes katër qendrave të kujdesit ditor në katër komuna të Kosovës (Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren) për të ofruar shërbime sa më të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe familjet e tyre. Në kuadër të projektit “Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve – ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale, të strehimit dhe të rehabilitimit” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, PEMA shpall konkurs për Recepsionist/e / Mirëmbajtës/e.
Pozita: RECEPSIONIST/E / MIRËMBAJTËS/E
Vende të punës: 1
Qendra e Kujdesit Ditor: Prizren
Përgjegjësitë kryesore
- Mbështetje administrative për stafin e Qendrës së Kujdesit Ditor – PEMA në Prizren.
- Mirëmbajtje e evidencës së vizitorëve në Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA në Prizren.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e Qendrës së Kujdesit Ditor – PEMA në Prizren.
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Përvojë adekuate e punës.
- Aftësi administrative.
- Shkathtësi të mira ndërpersonale dhe të punës ekipore.
Ju lutem dërgoni aplikacionin tuaj (CV dhe 2 Referenca) deri më 03 Korrik 2022, ora 16:00, në email adresën: [email protected] .
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.