Zyrtar/e e Burimeve Njerëzore
The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila ka hapur një zinxhir të marketeve për shitje me pakic (Deppo Market) në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet i’u ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.
Duke u bazuar në vëllimin e punës, kompania“The North Unicorn” shpallë konkurs për Zyrtar/e e Burimeve Njerëzore.
Ofrojmë:
- Kushte të mira të punës;
- Pagë Konkuruese.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Asiston në përllogaritjen e pagave dhe detajeve tjera në kalkulime;
- Asiston në rekrutim në kohët e caktuara kur është e nevojshme prania;
- Përgatit shumëllojshmëri të dokumenteve ligjore nën drejtimin e Zyrës Ligjore dhe menaxhmentit të kompanisë, duke përfshirë: ankesat, vendimet, kontratat, paditë;
- Mban komunikim të rregullt me stafin duke përfshirë kërkesat për pushime vjetore e detaje të tjera specifike;
- Organizoni dhe arkivon dokumentet;
- Verifikon informacionin e dhënë sipas rastit;
- Monitoron afatet dhe informon palët;
Kualifikimi dhe përvoja:
- Të këtë të kryer shkollimin universitar, i preferueshëm Fakulteti Jurdik ose Ekonomik;
- Shkollimi në nivelin master(përparësi);
- Aftësi të shkelqyera të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
- E preferueshme përvoja e punës në lëmi të ngjashme;
- Njohuri të përdorimit të kompjuterit;
- Përvojë pune relevante një përparësi.
Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:
- Të jetë në gjendje te marrë vendime dhe përgjegjësi;
- Aftësi analitike;
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të punojë nën presionin e afateve kohore;
- Aftësi të mira kompjuterike;
- Të jetë fleksibil/e dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve në të mirë të procesit të punës;
- Përkushtim dhe etikë në punë;
- Njohja e gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit CV-në mund ta dërgojnë në e-mail: [email protected]
Tek subjekti të ceket pozita e punës për të cilën aplikoni.
Afati i fundit për aplikim është deri më 20/07/2022.