Konkurs i skaduar

Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore

The North Unicorn
  • 20.07.2022
  • Prishtinë
  • Burime - Njerëzore

The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila ka hapur një zinxhir të marketeve për shitje me pakic (Deppo Market) në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet i’u ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.

Duke u bazuar në vëllimin e punës, kompania“The North Unicorn” shpallë konkurs për Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore.

Ofrojmë:

  • Kushte të mira të punës;
  • Pagë Konkuruese.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  •  Asiston në përllogaritjen e pagave dhe detajeve tjera në kalkulime;
  •  Asiston në rekrutim në kohët e caktuara kur është e nevojshme prania;
  • Përgatit shumëllojshmëri të dokumenteve ligjore nën drejtimin e Zyrës Ligjore dhe menaxhmentit të kompanisë, duke përfshirë: ankesat, vendimet, kontratat, paditë;
  • Mban komunikim të rregullt me stafin duke përfshirë kërkesat për pushime vjetore e detaje të tjera specifike;
  • Organizoni dhe arkivon dokumentet;
  • Verifikon informacionin e dhënë sipas rastit;
  • Monitoron   afatet  dhe informon  palët;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Të këtë të kryer shkollimin universitar, i preferueshëm Fakulteti Jurdik ose Ekonomik;
  • Shkollimi në nivelin master(përparësi);
  • Aftësi të shkelqyera të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • E preferueshme përvoja e punës në lëmi të ngjashme;
  • Njohuri të përdorimit të kompjuterit;
  • Përvojë pune relevante një përparësi.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:

  • Të jetë në gjendje te marrë vendime dhe përgjegjësi;
  • Aftësi analitike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të punojë nën presionin e afateve kohore;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Të jetë fleksibil/e dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve në të mirë të procesit të punës;
  • Përkushtim dhe etikë në punë;
  • Njohja e gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit CV-në mund ta dërgojnë në e-mail: [email protected] 

Tek subjekti të ceket pozita e punës për të cilën aplikoni.

Afati  i fundit për aplikim është deri më 20/07/2022.

 

Tagged as: Burime njerzore, market, North Unicorn, prishtine, Zyrtar i Burimeve Njerzore

#burime njerëzore #prishtinë
13937
268
2160
8454