Asistent/e Kategori Menaxher
The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila ka hapur një zinxhir të marketeve për shitje me pakic (Deppo Market), në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet i’u ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.
Duke u bazuar në vëllimin e punës kompania shpallë konkurs për: Asistent/e Kategori Menaxher
Lokacioni: Fushë Kosovë
Ofrojmë:
- Kushte të mira të punës;
- Pagë Konkuruese.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Gjenerimi i raporteve të ndryshme të performancës së furnitorëve dhe shitjes;
- Asistimi në procesin e blerjes së produkteve;
- Përcjellja e porosive si dhe vendosja e tyre në sistem;
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:
- Diplomë Bachelor ose vijim i studimeve në ekonomi apo fusha tjera relevante;
- E dëshirueshme përvoja dhe njohja e mëparshme e një mjedisi të shitjes me pakicë.
Të gjithë të interesuarit CV-në mund ta dërgojnë në e-mail: [email protected]
Tek subjekti të ceket pozita e punës për të cilën aplikoni.
Afati i fundit për aplikim është deri me 25/07/2022.