Asistent/e e Shitjes dhe Marketing me Furnitore
  • Jo Publik
Skaduar
ITD Prishtinë
Prishtinë
Shitje
Full Time
Përshkrimi

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Asistent/e në Departamentin e Shitjes dhe Marketing me Furnitorë

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta – e preferueshme;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione analoge – e preferueshme;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të shkelqyeshme komunikimi me kolegët dhe Furnitorët;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Njohuri shumë të mira të Paketës Office dhe të tjera;
  • Disponibilitet dhe shkathtësi për punët Procedurale të Shitjes dhe Marketing.

Detyrat dhe Pergjegjesitë:

Shitje :

  • Njeh mirë gamën e produkteve që trajton kompania, qëllimin e përdorimit dhe funksionet e tyre, si dhe përdor saktë terminologjinë për këto produkte;
  • Njeh në një masë të pëlqyeshme kartelat e produkteve / shërbimeve;
  • Përgatitë oferta sipas udhëzimeve të përcaktuara nga kompania;
  • Njeh procedurat mbi ofertimin dhe kushtet e garancisë për produktet;
  • Shfaq raporte shumë të mira bashkëpunimi me kolegët dhe eprorin;
  • Krijon raporte afatgjatë bashkëpunimi me klientët;
  • Jep konsulencë mbi kërkesa të thjeshta që ka klienti:
  • Organizon dhe kryen të gjitha proceset e nevojshme si detajim kontrate, porositje dhe rezervim të produkteve, faturim dhe lëvrim, sigurim dokumentacioni, instalime, trajnime, etj;
  • Kryen procesin e faturimit ndaj klientëve.

Marketing:

  • Ndjekja dhe updatimi i planeve të marketingut me furnitorët e kompanisë;
  • Kujdeset për çdo kërkesë të furnitorit, dhe për materialet që duhen përgatitur për aktivitetet marketing sipas afateve të caktuara;
  • Përgatitë dizajnin për produktet e kompanisë;
  • Mirëmbanë rrjetet sociale dhe portalin e kompanisë, poston produkte, njoftime, aktivitete, si dhe të tjera.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • Sigurim Shëndetësor;
  • 20 ditë pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV – in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com .

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  

Konkursi ngelet i hapur deri më: 08.08.2022

Tagged as: asistente e shitjes, Furnitore, ITD, marketing, prishtine, shitje

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
2103
227
534
1323